Stimuloni lojtaret e rinj per te vazhduar lojen !!

Day 1,821, 10:50 Published in Albania USA by A L B I O N

Përshëndetje,

Dua të shpreh një mendim timin për të arritur deri te stimulimi i lojtarëve të rinj për të vazhduar lojën. eShqipëria është një vend të cilit lojtarët e vjetër po i largohen dita ditës por gjithashtu dhe ata të rinjtë.
Largimi i të rinjve vjen nga monotonia e kësaj loje.
-Lojtarët e rinj duhet të stimulohen dhe nga ana ekonomike pasi dihet që kriza ka prekur jo vetem boten në jetën reale por edhe eShqipërinë në eRepublik.

-Stimulimi nga ana ekonomike mund të bëhët në menyrë që nga arka e shtetit të ndahet një shumë e caktuar për lojtarët qe kalojnë nga niveli në nivel.
Kjo gjë mund të bëhët p.sh nga niveli i 22-të për çdo nivel tjetër që lojtari kalon ti jepet një shumë prej të themi 100cc.
-Shqipërisë i duhen lojtarët e rinj, ne duhet të rritemi por kështu është e veshtirë. Lojtarët duhet të zhvillohen dhe të aktivizohen në funksione të ndryshme në qeveri apo hapja e ndonjë institucioni tjetër qeveritar do ishte fantastike.

Thjesht një mendim i imi i cili mendoj se vlen për çdo lojtar të ri.

Faleminderit