Rekord i lojtareve online per Shqiperine!

Day 1,609, 09:39 Published in Albania Netherlands by eBiord

Sot u regjistrua një rekord i ri për vendin tonë në eRepublik. Në orën 18:25 ishin të pranishëm 108 persona online. Shumica e tyre lojtarë të rinj të cilët janë regjistruar këto ditë në lojë. Më poshtë shihni edhe një screenshot të të dhënave:



Në këtë mënyrë, lojtarët tregojnë seriozitetin në këto ditë kur Shqipëria është përfshirë në shumë luftra të rëndësishme kundër Serbisë dhe së fundmi edhe FYROM-it. Shpresojmë që ky rekord të thyhet sa më parë dhe të rinjtë të luajnë përditë këtë lojë për t'u forcuar shpejt dhe për të ndihmuar vendin.