NJOFTIM - Takimi i hapur me qeverine shqiptare

Day 1,612, 16:40 Published in Albania Netherlands by eBiord

Vëllezër dhe motra,

Qeveria e eShqipërisë organizon një takim zyrtar të hapur, në të cilin fton të gjithë lojtarët të marrin pjesë. Ky takim do të zhvillohet në mënyrë që të dëgjohen mendimet e gjithësecilit dhe për t'i dhënë mundësinë çdokujt që të shprehë sugjerime apo t'i drejtojë pyetje qeverisë. Kjo do të jetë një mundësi e mirë sidomos për të gjithë lojtarët e rinj të cilët duan të njihen me drejtuesit e qeverisë apo mund të kenë paqartësi rreth aktivitetit të saj.

Takimi zhvillohet të hënën më datë 23 prill 2012, ora 22:00, në chatin e shqiptarëve në Rizon, IRC:

http://tinyurl.com/catishqiptar #albania

Përgatitni pyetjet dhe sugjerimet tuaja që përpara takimit, në mënyrë që kur t'ju jepet fjala të thoni atë që vërtet dëshironi të pyesni apo të shprehni. Takime të tilla do të jenë të përjavshme për të rritur bashkëpunimin me njëri-tjetrin në komunitetin shqiptar të eRepublik dhe për të mbledhur idetë më të mira për zhvillimin e vendit tonë.

Mirëse të vini!