Ndryshime te reja ne eRepublik?

Day 1,617, 04:22 Published in Albania Netherlands by eBiord

Në artikuj të ndryshëm gazetash ndërkombëtare kanë nisur të qarkullojnë zëra që nga Dita 1627 e eRepublik, do të ketë ndryshime në lojë, sidomos në lidhje me kompanitë dhe mënyrën e prodhimit. Raw materials si për ushqim edhe për armë do të zhduken plotësisht dhe fabrikat aktuale të lëndëve të para (raws) do të prodhojnë secila nga një material të ndryshëm. Një kompani misri (grain farm) do të prodhojë misër, një kompani frutash do të prodhojë fruta dhe kështu me rradhë. 5 materiale të ndryshme ushqimesh dhe 5 armësh. Nuk dihet nëse do të ketë edhe kompani të reja gjatë këtyre ndryshimeve. Kjo mund të jetë një masë shumë e mirë kundër mbiprodhimit që sa vjen e shtohet, gjë që ka sjellë edhe uljen mbi 200% të raw materials këto 2 muajt e fundit.

Gjithashtu, mendohet që gjatë 3 ditëve të para lojtarët do të kenë mundësinë të migrojnë kompanitë e tyre të raws drejt secilës lloj kompanie që të duan. Pra, nëse dikush ka 10 saltpepers, disa prej tyre mund t'i shndërrojë në iron mine apo disa të tjera në grain farms. Kostoja e çdo kompanie pritet të ndryshojë gjithashtu.

Kjo ka qenë një ide që do të zbatohej rreth 1 vit më parë, por u ndryshua mendja në minutën e fundit. Ndoshta adminët kanë ndryshuar mendje përsëri dhe do ta zbatojnë tashmë. Mendoj se fillimisht këto ndryshime do të shkaktojnë konfuzion, por loja do të zbukurohet më shumë sidomos në modulin ekonomik. Megjithatë çmimet e produkteve do të rriten dhe tanqet Q6 për shembull parashikohet të rikthehen në çmime mbi 40 cc.