Lidhja e Arbrit - Vendim

Day 2,068, 19:28 Published in Albania Albania by RadeciVV

Të nderuar anëtar të Lidhjes së Arbërit.

Duke marrë parasysh se në të kaluarën në përfaqësimin e vendit tonë në parlament, jo vetëm nga LeA, por edhe nga partitë tjera kanë ndodhur shumë veprime të ngutshme dhe të gabimshme, që direkt apo indirekt e kanë dëmtuar eShqipërinë.

Për të menjanuar të tilla situata, dhe për të qenë sa më të denjë në përfaqësimin e popullit në parlament, u vendos që ata që dëshirojnë të kandidojnë për parlament të e plotësojnë këtë pyetësor. Plotësimi i këtij pyetësori është I DOMOSDOSHËM, në të kundërtën kandidatura juaj nuk do të mirret parasysh nga kryesia apo kryetari.

Inkurajojmë kandidatët për kongres që të e bëjnë plotësimin e pyetësorit, dhe të plotësojnë me kujdes, pasi që vetëm plotësimet e kuptimta dhe përgjigjet sa më të spjeguara do të miren parasysh.

Vlersojmë se kjo është forma më e duhur që vendi të përfaqësohet sa më mirë e të mos ndodhin gabime që kanë ndodhur në të kaluarën.

Duhet të keni kujdes në përgjigje, pasi që ato që ju shkruani mund të publikohen në njërën nga gazetat e zyrtarëve të Lidhjes.

Linku i pyetësorit

Me respekt
Kryesia.