Intervistë ekskluzive me Presidentin e Shqipërisë në eRepublik

Day 1,552, 02:44 Published in Albania Albania by RadeciVV

E ndjeva të arsyeshme dhe të vendit që të bëj një intervistë me Presidentin tonë, Napoleon 54. Lexoni dhe mësoni më shumë për të dhe për qeverinë tonë.

Përshëndetje i nderuar President, dhe faleminderit që ma dhatë mundësinë të ju intervistoja

Faleminderit juve qe me dhate mundesine te shpreh mendiet e mia

Atëherë, sa kohë ka që luani këtë lojë, dhe si e gjetët lojën?

Un e kam filluar lojen ne prill te 2009,loja ishte krejt ndryshe atehere,nuk kishte kete lloj ekonomie,ushtrie etj edhe nuk kishte kaq shume shtete. Qellimi im ishte qe te vendosja flamurin shqiptar ne kete loje. Loja kishte nje forum dhe un thuajse cdo jave shkruaja ne te per Shqiperine, por ishin vetem 10-12 lojtar shqiptar e vendosja e Shqiperise dukej e pamundur qe kshu ne shkurt te 2010 e lash lojen,por ne vere te ketij viti mendova disa plane e mu shkrep ne endje ta nisja serish,e per nje vit rresht mundohesha te mblidhja njerez,gjeta disa shqiptar (ne fillim Kris Hasa dhe AlAlban) qe kishin hapur nje kanal ne rizon #albania,aty filluam te benim planet deri sa sollem e shume se 700 per 2 dite ,po ashtu edhe kebengulja i beri adminet te vendosnin Shqiperine ne nentor 2011.

A keni menduar ndonjëherë se do bëheshit President, kush/çka ju ka shtyer të merrni hapin e guximshëm që të kandidoni për President?

Te berit President i Shqiperise nuk eshte ego e imja por mendoj qe kam deshiren dhe aftesit te ndihmoje Shqiperine ne loje si nje lojtar i vjeter qe ka njohje me shum njerez te fuqishem e respektohet. Duhet te dini se pasi adminat lajmeruan qe do te vendosnin Shqiperine ne tetor ,ne shqiptaret,beme nje mbledhje ne rizon,rreth 62 lojtare,te gjith aktiv,ftuam ne bledhje dhe komadantin e EDEN dhe zgjodhem udheheqesit qe do te ndihmonin ne organizimin e vendit,nun u zgjodha kryetar me unitet dhe asnje kunder. Shqiperia do te ishte shtet i vogel dhe me lojtar te rinj,pra nuk mund te mendonim per luftera,ndaj synimi kryesor ishte mos te merrnin vende ne kongres serbo-polaak-fyroian,u bene 2000 multies dhe ne nepermjet otganizimit teper te mire i raportuam e i gjetem dhe ne zgjedhjet e para ishin asnje kundershtar ne kongres sic ndodh ne shum vende

Ku është Shqipëria sot në eRepublik, dhe ku e shihni në muajt e ardhshëm?

Duhet te jeni krenar per Shqiperine ne erepublik,pavarsisht qe kemi ambicje te medha. Duhet te dini qe cdo shtet i ri nga 2010 deri me sot pervec Shqiperise kontrrollohet nga serbet,e imaginoni sot Shqiperia te kishte nje president serb dhe te ishte aleat me Serbine? Kshu ndodh e shume shtete ne erepublik, te cilet kontrollohen nga serbet. Po ashtu duhet te dini qe sipas llogarive,5 muajt e pare Shqiperia do qendronte e pushtuar,por sic e keni pare e ndihen e shkelqyer te EDEN,ne maximumi 5 dite kemi ndejt e jemi cliruar serish,duhet te kuptoni vellezer qe nuk eshte aq e lehte sa mendoni.
Nese Shqiperia vazhdon kete udhe mendoj qe pas 4-5 muajsh mund te filloje dhe fushata suluese 😛🙂

Sa jeni të kënaqur me kabinetin tuaj qeveritar?

Mendoj qe shumica e kabinetit po ben pune te mire po ka dhe gjera te vogla qe duhen rregulluar gjithsesi nuk me pelqen te gjykoj.

Të flasim pak për EDEN. Sa po respektohet aty Shqipëria?

Nese nuk do respetoheshim nga EDEN nuk do ishim kuure ne harte, kane nje respet te jashtezzakonshe qe shqiptaret vet nuk e kane. Shqiperia ka qene thuajse gjithone prioritet dhe pse EDEN ka pas luftra te tjera dhe sic e keni pare ja kane dal te na clirojn gati perhere. Po ashtu duhet te dini se nga vendet joantare te plota,vetem un u lejova te marr pjese ne samitin e EDEN,as Turqia,as Hollanda,as India nuk morren pjese,kjo tregon besimin e madh qe EDEN ka te mua personalisht dhe Shqiperine ne pergjithsi.

Cilat janë ngjarje të fundit që po e karakterizojnë EDEN-in? Po flitet për përçarje midis disa vendeve..

Problemi per antarsimin perfundimtar te Turqise dhe kundershtimet qe ka Bullgaria kane qene problemi i vetem i EDEN,por shpresooj te zgjidhet sa me shpejt.

Siç e dini, unë jam nismëtar i nismës "Kosovo - Part of Albania", dhe e ndjej për obligim për lexuesit e kësaj reviste, të ju pyes se çfarë qasje keni ndaj Kosovës në eRepublik? A ka qeveria ndonjë plan për çlirimin e saj nga Sërbia?

Pas sondazhit qe u be Kosova u be pjese e Serbise ne loje. Serbia eshte shteti me i fuqishem ne loje ,ndaj eshte e veshtire ta arijme per momentin,por do ju thoja te gjith shqiptareve te Kosoves mos te krijonin percarje por te luftoni te gjithe si vellezer sic kemi bere deri tani. Pa Dardani nuk ka Shqiperi,kjo loje eshte 🙂

Ju faleminderit shumë për intervistën.

Faleminderit te gjitheve per vemendjen