eRepublik

Day 1,898, 11:11 Published in Albania Serbia by samenamenonameless

Dua qe kete artikull ta filloj me pergezimet e mia per ata qe arriten te bejne te mundur Baby Boom-in por nuk duhet te gezohemi para kohes sepse " bebet " kane nevoj per perkujdesje prandaj duhet te perveshim menget dhe te kujdesemi per lojtaret e rinj . Te bejme te mundur qe atyre te mos ju mungoje asgje duke filluar nga supplies dhe gjer ket gjerat me te vogla si keshillat per lojen , tutorial , " teknika " etj etj etj . Por besoj qe do bej nje artikull me te plote rreth kesaj qeshtje sapo te marrim vesh nqs Baby Boom ka pas ate pritshmeri te cilen te gjithe neve e urojme . Persa i perket ketij artikulli kam vendosur te bej dicka ndryshe do te bej nje retrospektive nje tip udhetimi virtual neper eRepublik dhe besoj qe lojtaret e rinj do arrijne te mesojne disa gjera rreth lojes .
Pra eRepublik eshte nje loje strategjike ndryshe nga lojrat e tjera qe mund te keni luajtur gjer tani ( lojra ne facebook ose lloje te tjera lojrash strategjike ) .eRepublik i jep cdonjerit mundesine e te jetuarit si nje boten reale , si mund te ndoll kjo ? , mund te pyesi ndonjeri . Por ja qe ne eRepublik kjo gje ndoll sepse cdonjeri nga ne ka nje " pune " dhe nje buxhet te tijin personal te cilin duhet te dije ta administroje ( gje qe besoj qe behet edhe ne jeten reale ) , gjithsecili nga ne duhet te " bleje " me kujdes dhe me strategji duke shikuar cmimet ( sepse nga shteti ne shtet varjojne ) , duhet te trajnohemi me nje strategji dhe besoj qe ky eshte momenti me i mire qe mund te gjendej per nje Baby Boom perderisa eshte ne fuqi ulja e cmimeve prej 45% per training grounds . Por kto nuk jane te vetmet ndryshime qe ka eRepublik me lojrat e tjera strategjike eRepublik te jep mundesine e nje " karriere " politike ose publicistike , eshte nje mundesi qe secili nga ne te provoje aftesite e tije drejtuese duke arritur gjer ne " majat " e politikes eShqipetare . Por pervec ketyre mundesive eRepublik te jep mundesine e njohjes me njerez te tjere real me te cilet njohja mund te kapercej limitin e virtualitetit sepse mbase mund ta kesh ne lagje , ne shkolle ose ne qytet dhe keshtu pervecse kalon nje kohe te mire , stimulon intelektin duke shkruar , lexuar dhe duke dhene opinjonet e tua neper artikuj te ndryshem eshte edhe kjo mundesia e njohjeve te reja . Dhe tani dikush me te drejte do te thote por si mund te behen njohje nga nje loje ? Ja pra qe kjo eshte krejtesisht e mundur ne nje vit e gjysem experience qe kam ne kete loje kam njohur shum persona interesant prandaj e them nga pervoja personale + ne po pergadisim nje takim ne tirane me date 2 shkurt qe i bie te jete takimi i dyte i ketij lloji sepse nje takim tjeter ishte bere pak kohe me pare por jo ne tirane . Prandaj siq e shikoni kjo loje ka shum per tju dhene si ne aspektin" emocional " po e quajm si edhe ne ate shoqeror dhe ne zgjerimin e njohurive sepse ka shum artikuj qe jane publikuar dhe do te publikohen qe kane lidhje me historine e kombit tone se ne ketu jemi nje shoqeri dhe si e tille bejme ate qe bejne grupet shoqerore edhe ne jeten reale bejme diskutime ne formen e debateve konstruktive ( ndonjeher me nje gjuhe pak te ashper por ne fund te fundit te gjithe jemi ne " lufte " per te njejten kauze ) por siq po thoja eRepublik eshte nje menyre e shendoshe e te kaluarit te kohes ne interenet sepse po te luani ne lojrat e facebook nuk merrni asnje stimul moral ndersa ketu po , ne lojrat e facebook ( po marr facebook si shembull mqs eshte me i perhapuri ) nuk mund te beni ndonje gje konstruktive reale ketu mundeni . Ne eRepublik secili nga ju vlen . E di qe ditet e para do ju duken te veshtira por mos u shqetesoni sepse do keni prane ne cdo hap tuajin nje staf te tere i cili do kujdeset per juve gjersa te arrini ne ate pike kur ju te beheni pjese e nje stafi per tu kujdesur per " bebet " e tjera qe do vijne ne te ardhmen . Nuk eshte se kam ndonje keshille specifike pervecse tju kerkoj te keni durim sepse dikush dikur ka thene " DURIMI ESHTE VIRTYTI ME I MIRE I NJERIUT " dhe kjo loje do shum durim . Menyra me e mire dhe me e lehte qe keni per te avancuar eshte nepermjet chat-it qe do e gjeni ne linqet e MU-se tuaj ne chat mund te kerkoni ndihma te cilat do ju shperndahen ne menyre te menjehershme , por edhe PM( mesazhet personale ) jane nje pike e rendesishme nqs keni nevoje per ndihma ose keshilla rreth lojes . Eshte nje numer goxha i madh lojtaresh qe do jen te angazhuar per tu kujdesur per juve ( dicka qe kur disa nga lojtaret e vjeter jane fut ne loje nuk e kan pas si luks ) prandaj ne do te kujdesemi qe avancimi i juaj ne loje te jete sa me i lehte.
-Me respekt
- Nameless

P.S
ketu do gjeni disa nga linqet me te rendesishme
tinyurl.com/ald1links