eRepublik, një lojë e thjeshtë apo me shumë se aq?

Day 2,061, 08:13 Published in Albania USA by A L B I O N

Përshëndetje,

Shpresoj që në këtë artikull të gjeni veten tuaj ..
Pyetja është po luajmë ne një lojë apo është më shumë se aq ?


Keni menduar ndonjëherë për përfshirjen tuaj në këtë lojë ?

Është disi e çuditshme. Pikërisht. Çfarë ndjenje ka të luash këtë lojë? Ne zgjohemi çdo ditë dhe fillojmë me rutinen tonë të përditshme, Puno & Trajno (Work & Train), pastaj futemi dhe luftojmë në ndonjë betejë që të tjerët na thonë apo e zgjedhim dhe vetë se ku do luftojmë. Ndoshta futemi dhe mendojmë të fitojm ndonjë BH që ta shtojmë ne koleksionin tonë.


Rutina e mengjesit

Ne i admirojmë emrat e mëdhenj në këtë lojë, i degjomë ata, i vlerësojmë ata dhe ju besojmë atyre.

Është me të vertetë e çuditshme si një lojë si eRepublik të bëhët pjesë e jetës. Bëhët pjesë e rutinës tuaj te përditshme, e rutinës tuaj në jetën reale. Kjo ka ndodhur te mua dhe besoj se ka ndodhur te shumë të tjerë. Është kjo në rregull ?! Janë me të vertetë shokët e mi këta me të cilët luaj? Do i humbas nëse largohem nga loja?


Duke shikuar ca foto të miqve të mi të vjetër

Është me të vertetë e habitshme si ndryshojnë gjërat në jetën tuaj. Ti fillon nga një lojë me vetëm dy klikime e pastaj futesh në një komunitet të madh. Unë kam shokë në jetën reale që nuk kanë ide se çka është eRepublik. Unë mendoj se ndoshta nuk duhet ta dinë. E bën kjo gjë lojën më të keqe? Jam unë i turpshem? Pse e dua lojën kaq shumë atëhere ?

Njësoj siç ndikon jeta reale në ty, po njëlloj mund të ndikoj dhe eRepublik. Njerëzit mund te mbajn pozicione dhe poste të ndryshme, të blejnë para virtuale me para të verteta etj. Pse? Pse shumica bën këto gjëra për një lojë? Po luajmë ne një lojë? Ndoshta mbrenda përmbrenda kësaj loje është një mënyrë jetese.


Ndoshta nuk do ta dijmë kurrë ! Rorrwww

Nuk ka rëndësi si dëshiron ta thërasesh ti këtë lojë thjesht mundohu të reflektosh në atë që çfar kuptimi ka kjo lojë për ty. Kujdesu për efektet e kësaj loje te ty, Kujdesu dhe mos bie pre e ndonjë varësie nga kjo lojë.

Ky artikull nuk ishte për ndonjë gjë tjetër thjesht per ti thirur mendjes se çfar po luajm, kush po përfiton dhe ne çfarë po bëjmë me jetën tonë reale.

Faleminderit