[Ministria e Drejtesise] Konkursi per 5 gjykatesit
¤Anon.4750191¤
Me hyrjen e qeverise se re, Ministrise se Puneve te Brendshme i shtohen dhe kompetencat e Drejtesise, duke formuar keshtu nje ministri edhe me te plote e te ngarkuar.
Se pari ju informoj se tashme chati shteteror i eShqiperise eshte #eShqiperia. Meqe pronarit e chatit te kaluar refuzuan te bashkepunojne s'na mbeti gje tjeter vecse t'i leme celesat e atij chati ne dore e te shperngulim shqiptaret ne kete chat te ri ku presidentet do te jene "pronaret" e vetem te chatit.
Se dyti dhe me e rendesishmja, Ministria e Drejtesise dhe Puneve te Brendshme hap zyrtarisht linjat per aplikantet qe deshirojne te kene funksionin e gjykatesve per ceshtjet e brendshme te vendit tone. Pese aplikantet me me shume vota qe do te zgjidhen me votim te hapur nga publiku shqiptar do te shpallen gjykates.
Kushtet per te aplikuar jane:
1. Aplikanti s'duhet te kete me pak se 8 muaj loje (kjo per arsye se duhet te njohe mire sistemin e lojes qe te marre vendime te tilla)
2. Aplikanti duhet te jete aktualisht jo pjesemarres ne kongres, qeveri dhe as anetar partie. (kjo per arsye qe gjykatesit mos te jene te politizuar)
3. Aplikanti nuk duhet te kete njolla per skandale politike ne te shkuaren (ne menyre qe te jene sa me te drejte)
Aplikimet mbyllen pas dy ditesh, ne momentin qe artikulli del nga top 5. Votimi do te hapet ne nje tjeter artikull ku Ministria paraqit kandidatet zyrtare dhe populli oton pese emra ne komente. Pese personat qe kane me shume vota, zgjidhen. Kush deshiron te aplikoje dergon mesazh tek une.
PS: Mos u shqetesoni se loja s'na mundeson te ndeshkojme lojtaret, ka menyra plot. Rrini te qete, drejtesia do te vendoset.
Jufaleminderit per vemendjen,
Kris Hasa,
Minister i Drejtesise dhe Puneve te Brendshme
Comments
first 😛 krjet vote 😛 i plotsoj te gjitha rregullat 😛
Me vie shume keq qe eshte nderru chati zyrtar i eShqiperise,sepse te gjithe na njohin qe chati yne eshte #Albania ,pastaj ne qdo artikull ku eshte permendur chati zyrtar ka qene emri apo linku i #Albania.Keto ndryshime mund te kontribojne poashtu te thellohet ndarja qe veq ekziston ne komunitet,dhe qdo veprim qe po ndodh po na qon drejt nje lufte civile (nese nuk ja ka nis tashme)
Duhet me patjeter te gjindet nje rruge qe do i kenaqte te dyja palet e perfshira ne konflikt,dhe njekohesisht chati ti sherbente komunitetit.
u perpoq te gjindet ajo rruge por perderisa ata nuk pranojne te leshojne asgje, madje bejne shantazhe dhe tentativa per ti bere permanent ban presidentit, ketu ska vend me per dialog,.
s di se ne qfar forme mundet te perpiqeh kur hapet chat paralel
nese Albania nuk do te ishte chat privat, atehere nuk do te kishte ndodhur kjo gje 😉
Article Votes
Gjykata Supreme
Prokurori i përgjithshëm (apo Ministri i Drejtësisë - nëse egziston ministria e tillë) vendoset nga Presidenti.
Prokurori i përgjithshëm ka për detyrë zhvillimin e seancës gjyqësore dhe marrjen e vendimit.
Gjykata supreme, përveç prokurorit të përgjithshëm përbëhet edhe nga 4 gjyqtarë tjerë.
Katër (4) gjyqtarët tjerë zgjidhen nga kongresi me date 27 te cdo muaji ku në fillim propozohen lojtarët e më pas zgjidhen katër sipas votave (çdo kongresmen mund të votojë katër kandidatë).
Mosha minimale për një gjykatës është 8 muaj në lojë.
Gjyqtarët nuk lejohet të jenë pjesë e qeverisë përveç postit në Ministrinë e Drejtësisë nëse egziston një e tillë.
Gjyqtarët nuk lejohet të jenë parlamentarë.
Gjyqtarë nuk mund të jenë lojtarët që janë në listë të verdhë ose të zezë.
Vendimi i gjykatës duhet të zbatohet nga i gjithë komuniteti Shqipëtar.
Gjyqtarët e zgjedhur duhet të qëndrojnë në detyrë deri në fund të mandatit përveç këtyre rasteve:
-Nëse përjashtohet nga loja.
-Nëse shpallet fajtor për një krim të kryer.
-Nëse mungon gjatë 2 seancave gjyqësore me rradhë.
-Nëse ai bën ftesë me shkrim drejtë kongresit për tu larguar.
-Nëse ai largohet me shumicë votash nga kongresi.
Nëse një gjykatës po hetohet, ai nuk mund të ushtrojë detyrën dhe do gjykohet nga pjesetarët tjerë të gjykatës supreme.
Sipas eKushtetutes.
Gjykatesit do te zgjidhen nga populli e jo nga kongresi ne menyre qe te mos jene politike. Keto ndryshime do t'i aplikohen kushtetutes. Do te jene pese e jo kater qe te mos bllokohet procesi kur votohet 2-2.
Aha koka ndru eKushtetuta se ka mungese informacioni e se paskam dite a ka naj version te ri vlla? Edhe a ka ankesa karakter suspenziv apo rezolutiv ktu? Hajjde gzuar . Dashta me apliku po edhe pse jam Max 8 , nuk i kam ende 8 muaj.
Ndryshimet do te publikohen se shpejti.
Ok 1 pyetje tfundit a kemi drejte me qene avokat te dikujt? Me e perfaqesu si pale ? Besoj qe secili mun me ja bart drejtat tjetrit spaku nperfaqesim ?
Eshte zgjedhja e te akuzuarit nese deshiron te perfaqesohet nga dikush tjeter keshtu qe pse jo
Ok tflm vlla 🙂 A mundesh me ba ne artikull edhe konkursin per avokat . Nmenyre qe me mar formen zyrtare , besoj se si avokat muj jem krejt e sna largoni neve trive. 🙂
Une do hap firme avokatie:
*Kaon & Associates*
http://i.imgur.com/2xtmjg3.png
KJO ESHTE FIRMA IME
punesoj avokate, paga e diskutueshme 😃
Ca i hyni ktyre Prrallave amon, jo gjyqtar jo avokat jo prokuror jo lesh. Lozni me aq mundsi sa ju jep loja pse i komplikoni gjonat kot. Mos nigjoni Prrallat me mret te Kiços
wa zeqo po avash mi, mos u eksito shum
http://i.imgur.com/2xtmjg3.png
KJO ESHTE FIRMA IME
punesoj avokate, paga e diskutueshme
Te gjithe ketu jane miq me njerin-tjetrin prandaj do ta keni veshtire te gjykoni . Shumica e lojtareve nisur nga miqesite me njeri-tjetrin s'do veprojne ne baze te arsyes prandaj une te sugjeroj te kapesh lojtare te rinj per kete pune qe t'i mesosh per rregullat sepse ato nuk do te veprojne ne baze te miqesive . Pastaj per 10 gold te gjithe do ta mbyllnin njerin sy 😉 .
Nuk mbyll une syte per gold, te jesh i sigurt se raste te tilla gjykatesit do te zbulohen dhe shkarkohen
Une e morra si nje shembul , nuk u drejtova personalisht drejt teje mik , por ti per nje mik te tendin nuk e mbyll nje sy ? Fundja kjo eshte nje loje se marrin te gjithe si dicka personale sic mund ta konsiderosh ty ,une e disa persona te tjere (shembull ) , eshte thjesht nje virtualitet .
ShkodranoBoy Jo te gjithe kemi armiq! Ka prej nesh qe te gjithe i shohin si miq fillimisht e me pas distancohen nga ndonje qe e ben boze... Por Armiq nder shqiptar asnje!
Al Punk ne fakt une nuk e üreka pjesen per armiqte . Une vetem thashe qe kur kemi shume miq , gjykimi do te jete i gabuar . Pastaj ne shqiptaret kemi shume armiqese , truri i yni vetem per keq punon . Shqiptaret po ta donin njeri-tjetrin nuk do te ishte kjo Shqiperi qe eshte sot e ndare , por e bashkuar . S'po e them une por eshte e vertetuar nga historia .
Une tani jam ne muajin e 8 Te punes a kom drejt me apliku djem
ke bere artikuj fetare ptandaj nuk ke perparesi :/
Nuk do te thot kjo qe smundem me apliku mendim i jem
Absolutisht qe jo 🙂
duhet te kesh mbushur 8 muaj, ju i mbushni aq ne 30 shtator
Faleminderit vella I uroj suksese te tjereve
Po ti je kongresmen vete 😛
un jam minister jo gjykates
AH QE STLAJN ME PUSHU SA I HUPA ME QELLIM ZGJEDHJET PER CP QE TE SHTIN MU BO GJYKATES 😛 HAJT SE PO BONA SKA KUSH ME MAJT RENDIN TJETER 😛 , bravo vllazni.
Pune te mbare dhe suksese ministrit!!!
A bon une 😛 ?
Mjer ne kend e paskemi ne krye te drejtesise. Nje njeri qe thote nuk bene bashkimi nje njeri qe perdor ide te armiqeve. Shpresoj qe te mos shkatrrohemi.
Bashkim me njerez qe zbresin nga kali vetem me plumb un nuk bej.
Bashkim me njerez qe gjejne menyra e menyra e menyra si e si ta mbajn pushtetin me zor, duke perfshir shpartallimin me ban udheheqesve e pjesetareve te nje MU-je te rendesishme si ajo ILLYRIANS une nuk bej. Bashkim me njerez qe shantazhojn lart e posht e majtas djathtas un nuk bej.
Me falni, po ky jam une dhe keto jane idete e mia, dhe s'me shkon nder mend t'i ndryshoj.
Eh po faleminderit Zot qe nuk jane te gjithe si ti
Te gjithe ashtu jane, ndryshimi eshte se une e them hapur te tjeret fshihen 😉
3. Aplikanti nuk duhet te kete njolla per skandale politike ne te shkuaren (ne menyre qe te jene sa me te drejte)
A vlen kjo edhe per Ministrin ? xD
Normalisht jo Kushtrim se Ministri eshte gjithmon pozicion politik
1 kafe borxh
Kiço ma shto mu emrin per gjykates tbpj ca lek se jom hollshem
Hyra njehere sa per kuriozitet ne erep dhe cte shoh 😨 Krisi eshte akoma eGjalle!
Princeshe po ku je mi ke hum fare. eBaben gjall e ke si gjithmon vetem se ka shku pak per lesh 😛
Une e kam lene lojen po gjithsej kam hyre 2-3 here kete muaj shikoj ndonje gje 😛 hajt klm enza
Nje ide e mire me qellim te mire. Por shtrohet pyetja sa eshte e realizueshme ne praktike. Une mendoj se eshte nje projekt i filluar per te deshtuar.
Arsyet pse do te deshtoje dhe nuk mund te zbatohet:
1.Ne radhe te pare qe ky trup i propozuar te kete legjitimet lidhur me vendimet qe mund te i marr duhet te kete ne radhe te pare te drejte e paditesit per ANKESE. Dy shkallshmeria edhe parim i pakontestueshem dhe i cili duhet te jete i garantuar.
2. Konflikti i interesit: Kush mund te nga garantoje se ne kete trup te themeluar nuk do te kete multi te cilet mund te keqperdorin kete pozite qe per arsye personale (ne eShqiperi jemi deshmitare te gjithe se cfare debatesh jane duke u zhvilluar ne mes dy apo tre klaneve) per te vepruar kunder personave te caktuar.
3. Eshte e qarte se edhe nese shkon permes votimit te hapur, paraprakisht dihet se kush mund te jete pjese e ketij trupi. Zgjedhjet qofte per president apo kongres, ne menyre te hapur person te caktuar me influence ndikojne se per kend duhet votuar. Kjo do te ndodh edhe ketu me siguri.
4. Cili autoritet ka kompetence dhe mundesi praktike per te zbatuar vendimet e ketij trupi.
5. Kush mund te vleresoje dhe si do te vleresoje se nje kandidat per kete trup ka pasur skandale ne te kaluaren.
Keto pyetje jane per te hapur debat. Nuk jane te adresuara kunder askujt.
Repsekt
Jam jurist me profesion. Me duhet te them se krejte keto cka i ke permendur jane te verteta. Shume problem per tu zbatuar ne praktike
Pajtohem plotesisht me ate qe ke shkruar ti ( Me fal se po te drejtohem me ''ti'' ) . Ketu po te duash formon nje klan dhe fiton edhe zgjedhjet , prandaj edhe keto gjykates do te zgjidhen nga klanet e tyre duke bere qe te deshtoje si instutucion . Prandaj une i sugjeroj dhe Kris qe te zgjedhe lojtare te rinj mbi 18 vjec qe te mos jene te perfshire ne asnjerin klan . S'eshte e nevojshme te krijojme gjykata e vrl ajo qe na duhet eshte v etem mirekuptimi , miresjellja dhe dhenja fund e fyerjeve por kjo eshte e pamundur .
Faleminderit per komentin e detajuar.
1. Paditesi do ta kete te drejten e ankimimit. Ne rast ankimimi ceshtja shkon tek presidenti vete.
2. Garantoj une se ne kete trup nuk do te kete multi.
3. Ke te drejte sigurisht, por kush tjeter mund ti zgjedhe? Do ishte edhe me shum politike nese zgjidheshin nga kongresi apo presidenti.
4. Kompetencen per te ndeshkuar apo bllokuar nje person e kane organizmat shteterore dhe organizmat e tjere ne bashkepunim me shtetin.
5. Une do t'i vleresoj e do te paraqes argumentet se kush nuk futet ne keto zgjedhje sepse ka imazh negativ dhe do ti numeroj nje per nje pse e ka negativ. Flm 🙂
krejt qka mundet gjykata e drejtsis me denu osht me ja jep 1 ban ne @eshqiperia dhe mos me i jep ndihma nga shteti qka nese 1 person nuk e perdor kanalin #eshqiperia dhe nuk eshte i nvarur nga ndihmat e shtetit? mos duhet me qel multi ne emer te tij dhe me pas me i jep ban qysh ndodhen kto koht e fundt?