[LeA] Zgjedhjet parlamentare

Day 2,135, 15:35 Published in Albania Albania by RadeciVV

Qytetarë të Shqipërisë.

Për zgjedhjet per Kongres, ne si Lidhja e Arbrit, Ju paraqesim një listë kandidatësh të gërshetuar nga lojtarë të rinj e entuziast që janë të gatshëm të tregojnë veten e tyre para Shqipërisë, e po ashtu nga lojtarë me përvojë, që u qëndrojne afër e i ndihmojnë.

Përzgjedhja u bë me një kujdes të veçantë me anë të një pyetësori, ku kemi qenë mjaft të befasuar e të kënaqur me përgjigjet e antarëve mbi pyetjen se çfarë mendojnë për Lidhjen e Arbrit. Prandaj deshëm t’i ndajmë me Ju këto emocione.


Perse je anetar i Lidhjes se Arbrit? Cfare te pelqen te partia jone?

"Jam nje nga 6 lojtaret qe krijuan Lidhjen e Arbrit! 🙂 Tek Lidhja me pelqen menyra e komunikimit, vllazeria midis antarve, altruizmi dhe idealet e LeA-s qe ecin paralel me ato te mijat si lojtar. LeA eshte e vetjma alternative e sinqerte e ketij komuniteti dhe e vetmja parti qe e mund te ngjisi percarjet qe dita dites po e vrasin kete komunitet."

"Qe nga koha kur jam kthyer nga jashte ne eShqiperi kam qendruar apolitik dhe apartiak,por gjate kesaj kohe i pashe vlerat e larta te LeA-s dhe nuk kisha si te mos i bashkohesha. Veqanarisht e qmoj pjekurine dhe maturine e udheheqesise se partise. Kuptohet edhe tere vlerat e tjera.Kam gjete atmosfere vellazerore dhe jam shume i kenaqur."

"Me pelqen."

"Individed qe jane teper aktiv si dhe vecohen nga tjeret."

"Sepse kam qene nje nder themeluesit !"

"Me pelqen organizimi i puneve dhe debati qe LeA krijon edhe kur nuk ka me cfar te meren."

"Me pelqejn shoqeria , jan njerez besnik dhe te afte per pune."

"Ne fillim me ka terhejk serioziteti dhe tani e shoh qe nuk kam gabuar."

"Gjej vetveten ne kete parti,gjej njerez qe ndajne te njejtat cilesi pozitive si une."

"Si antar i Lidhjes se Arberit jam se du te i prezantoj vlerat e mirfillta qe ka si parti dhe te jap idet dhe aftesin time per ta ndihmuar qeverisjen.
Mund ta pershkruaj keshtu pelqimin:
Mbeshtetja,
Perkrahja,
Afersia,
Kshilla,
Ambicja,
Suksesi etj."

"Jam antar veteran i LEA per shkak te nje shoqerie te krijur me disa antare te saj."

"Jam bashkuar me LeA-ne qe kur u ktheva nga jashte pernga pikat e forta te moralit dhe bazen mbi te cilen eshte vendosur kjo parti,dhe cdo dite e vertetoj qe kam bere zgjedhjen e duhur."

"Jam anetar i LeA sepse eshte partia me e mire dhe me aktive ne Shqiperi."

"Personi qe me ftoi, mu duk njeri i punes dhe korrekt. Ashtu besoj jam dhe vete. Kjo eshte partia e pare ne eshqiperi qe bej pjese."

"1. Iniciatore dhe promotore e Levizjes Besa-Bese 2. Politikanet me te spikatur te saj shquhen per deshiren dhe punen e tyre per te minimalizuar konfliktet politike dhe jo vetem te eShqipetareve. 3. LeA eshte nje parti ku predominojne lojtaret e vertete dhe jo multit."

"Organizimi"

"Partia Lidhja e Arberit me ka terhequr sepse esht parti e vlerave parti e cila ka ndihmur shum dhe do te ndihmoj eShqiperin ne qeverisje , Plani,Respekti,Komunikimi i shpesht me antar jan disa nga arsyjet qe me kan shtyr qe te jem antar i kesaj partie , bile edhe krenar .
ps :
Poashtu harrova ta permendi edhe kryetarin i cili esht ber shkas qe un te hyj ne parti , i cili esht nje lojtar i mrekullushem dhe shum i respektuar nga te tjeret ."

"Ky account eshte nder themeluesit e LeA-se dhe nder lojtaret me te aktivizuar momentalisht ne te. Ka shume gjera qe me pelqejne, antaret, motoja, ideja, frymezimi qe i jep pjestareve, komunikimi etj. Partia me organizuar dhe e gjalle ne vend."



Ju falenderojmë per votën dhe besimin tuaj.

Me respekt
Kryesia e LeA.