[EKSLUZIVE] Intervistë me Presidentin e eShqipërisë I L L Y R I C U M!
Fatonks
1. Cilat janë synimet që pretendoni të i përmbushni gjatë këtij mandati?
Synimet e para ishin organizimi i një baby-boom dhe mbajtja e 3 kolonive të paprekura.Por baby boom dështoi totalisht,dhe kjo jo për faj të grupeve të punës apo tjetërkujt,përgjegjësinë në çdo gjë që dështon apo nuk shkon është mbi mua, pasi idea ka qenë e imja,mënyra e organizimit etj.
Çdo njeri që kam zgjedh,deri më tani ka punu super.Synimet e reja janë ruajtja e këtyre 3 kolonive,gjetja e mundesisë të sigurojmë një koloni të 4,dhe aktivizimi i komunitetit në bazë të Albanian Army, ku prapë diçka shkoi keq me fabrikat, ku më hollësisht do të e shpjegoj në një artikull timin.
2. A mendoni se e keni stafin cilësor për kryerjen e detyrave qeverisëse?
Po,patjetër.
3. Në çfarë gjendje do te jetë eShqipëria pasi ju të i përmbushni të gjitha synimet që i keni?
Shpresoj që të jetë më mirë, edhe pse dyshime kam, pas 2 deshtimeve qe ndodhen: baby-boom dhe humbja e fabrikave.
4. Çfarë është primare për juve zhvillimi i ekonomisë apo i ndonjë fushe tjetër?
Primare është aktivizimi i komunitetit, dhe bashkimi i tyre,duke punuar së bashku.
5. A mendoni të krijoni aleanca të cilat do të shkonin në dobi të Shqipërisë?
Aleancat gjithmonë do krijohen nga shtete të fuqishme, dhe nese të tilla krijohen me shumë mundësi Shqipëria do jetë anetare e futur më pas, ose me drejta të plota që në fillim, që është synimi ynë, nëse ndodh një kolaps tjetër i aleancave.
6. Cili ishte qëllimi që i hyre zgjedhjeve për president?
Baby-boom, dhe përgatitja e një brezi të ri për nëntorin dhe shkurtin.
7. A do të jeni në gjendje të punoni aq sa të i bashkoni të gjitha tokat shqiptare dhe të e fuqizoni ekonominë e Shqipërisë?
Duhet edhe më tepër punë,e stafë aktiv për këto 2 objektiva madhore.Ekonomia fuqizohet në tjera mënyra, sa ta vendosesh stabel, se pastaj çdo gjë qarkullon vet, por sa i perkët bashkimin e tokave Shqiptare, me poziten gjeografike që kemi, është shumë e veshtirë, por jo e pamundur.
8. A keni hartuar ndonjë strategji që të sjellni sa më shumë lojtarë shqiptare në eRepublik, që do të e ndihmonin Shqipërinë?
U hartua baby-boom,që u organizua në menyrë mjaft të mirë, por diçka shkoi keq, që solli dhe dështimin e atij plani. Diçka tjetër u mendua më para real, ku mbase do sillte tjetër rezultat, por dhe morali i grupeve të punës ra paksa, dhe kjo mundësi u la pas dore + që dhe unë vet personalisht nuk kam buxhet ekonomik në RL me financu nje lojë me lekë real,se jam student.
9. Sa do të i pranoni keshillat dhe kritikat nga populli?
Në maksimum do i pranojë gjithmonë.
10. A mendoni që Shqipëria ka qenë në gjendje të mirë apo të keqe, para se ju te bëheshit President?
Në gjendje inaktive,por stabel,siç jemi mësuar ta shohim muajt e fundit.
11. Cila është mënyra më e mirë sipas jush që qytetarët të kontribojnë në eShqiperinë?
Të qenit më aktiv, e të bashkuar, pa pritur momentin që tjetri të gaboj, e ta bëjnë me gisht, por ta ndihmojn tjetrin,duke mos e lënë të gabojë.
12. A mendoni se eShqipëria ka potencial për një zhvillim te shpejtë?
Ende jo, duhet një motivim i mirë dhe një inatë brenda vetës, ego për të qenë më i mirë(këtë ego e kemi, por individual, duhet ego në grupë, në një farë menyre ego sakrifice, që kërkon të jesh më i mirë,në grupë, dhe duke u vetsakrifiku për grupin).
E falenderojm Presidentin që e pranoi ftesën për të e dhënë këtë intervistë për gazetën tonë"KosAl Press" dhe i dëshirojm suksese.
Comments
o/
Interesante por personi qe te ka bere intervisten qenka mister.Ne fakt duke u nisur nga pyetjet,sipas mendimit tim,pyetjet jane te thjeshta dhe te qarta por gazetari qenka mister..
Ti mor djalosh pas humbjeve te dy fabirkave do te ishte ne nderin tend te jepje doreheqjen! Eshte e vertet qe politikanet qe na drejtojne ne jeten reale jane te pacip por pikerisht per kete arsye ketu ne loje duhet te japim nje shembull te ndryshem nga ai i politikaneve te jetes reale! Te jepje doreheqjen e madje te kishe guximin edhe ti kerkoje falje komunitetit te kesaj loje per demin qe ju shkaktua gjate qeverisjes tende! Dem qe i kalon te 2000 goldet ! Kush do ta paguaj kete dem? Ti? Ato fjalet e tjera jane pallavra ashtu si jane pallavra ato per beby boomin! Mos u beni kopje te shumtuara te politikaneve te jetes reale dhe nese e merrni persiper nje detyre çojeni derine ne fund dhe nese nuk jeni ne gjendje apo beni gabime ashtu si patet kurajo ti kerkonit voten shqiptareve ne kete loje , gjeni kurajon edhe per ti kerkuar falje! Artikulli i jote i rradhes nese je burre duhet te ket titullun "JU KERKOJ FALJE O SHQIPTAR!" dhe jo derdellitje kurvash siç eshte kjo interviste!
Ju lutem te kujdeseni pak per fjalorin, sepse ju jeni i lire te i jepni kritikat dhe mendimet tuaja, por ashtu si shpreheni ju nuk jeni duke pasqyruar asgje te mire.
Sepse disa fjale qe ju i keni perdorur jane shume te renda.
Nese juve nuk ju pelqen intervista ne rregull, por se paku te e shprehni me kulture. Edhe kritikat kur te shprehen nese shprehen me edukate ateher te gjithe i marrin parasysh ketu kritiko, por jo ne menyrenqe i keni shprehur ju.
Ju lutem herave tjera me me miresjellje.
Kerkoj falje por ky eshte vetem mendimi im.
Nese do te behesh gazetar i mire o Fatonks rregulli i pare eshte ndershmeria , ti ne kete intervist je sjelle si nje gazetar lavire i jetes reale dhe si rrjedhoj me gjithe respektin per ty edhe intervista jote eshte shndrruar thjeshte ne nje derdellitje kurvash qe lepijne presidentin edhe pse presidenti i ka bere ne rastin ne fjale ne koke shqiptareve ne kete loje nje mut te madh qe edhe pse ti je perpjekur ta mbulosh me lule prape mut ngelet!
Pika e pare qe e kundershtoj une eshte se ju po pretendoni se une jam nje mik i ILLYRICUM dhe e kam bere intervisten per te i dhene levdata atij, por nuk eshte e vertet hera e kam kontaktur me ILLYRICUM eshte kur kam kontaktuar per interviste dhe me pare nuk e kam njohur dhe nuk eshte eshte mire te i beni disa kritika pa asnje baze sepse nuk eshte e vertet qe une jam munduar te mbuloj ndonje gje qe ka bere ILLYRICUM.
Te lutem te mos me kritikosh per keso lloj gjerash sepse keto kritika jane te pa baza, sepse une nuk e kam intervistuar vetem ILLYRICUM por edhe kryeministrin e kaluar Jeton Green Force dhe do te intervistoj edhe shume politikane te tjere ne te ardhmen.
Prandaj dua te them se nuk kam bere interviste vetem me ILLYRICUM.
I dashur Arius,per respektin qe kam po ju replikoj.
Per ceshtjen e dorheqjes se kam menduar shume,pasi edhe ne veshtiresi te shumta nuk jam nga ato qe dorzohem.Nese perfaqesuesit e komunitetit ne kongres e quajne te drejte per te me larguar,vendimi i tyre respektohet.
Fabrikat jane pergjegjesi e imja,dhe un do paguaj per to,pak e nga pak,edhe pse kam gjet sper mbeshtetje ne Keshill e jasht tij,qe nuk e prisja,por gjithmone pergjegjesine e kam marrembi veten,un jam pergjigje,un paguaj.
Per baby boom,nuk kishte pallavra hic,fjale qe tentuam ti benim realitet,por deshtoi,jo plani,as organizimi,por mos interesimi,dhe sic e kam shpreh,u mendua menyr tjeter qe do jepte tjeter efekt,por me para reale,qe un sjam ne gjendje ti paguaj.
Detyren qe e kam marre persiper do ta coj deri ne fund me pelqim te kongresit e Keshillit te Larte§
Un sjam nga ato qe derdellis,me ke njoft pak,dhe sa per falje,i kam kerku organeve te larta ne gm,dhe me gjere do jete me nje artikull timin,ku do shtrohen shum ceshtje.
Te flm per kritiken.
Illyricum kjo nuk eshte çeshtje dorezohem apo nuk dorezohem ti i premtove shqiptareve shume gjera te bukura kur i kerkove voten dhe une votova per ty ashtu si shume shqiptare.Me gjithe deshiren e mire fakt eshte qe ti i zhgenjeve dhe i shkaktove shqiperise demin me te madh qe nga koha e banit te bankes keshtu qe nuk duhet te presesh kongresin por qetesisht duhet te kerkosh falje atyre qe te kane votuar dhe te japesh doreheqjen ,dhe miq e shoke si me pare! Kjo loje eshte por ama nga kjo loje duhet te mesojme te jemi te ndershem me popullin qe i kerkojme voten sepse pastaj neser shumekush prej jush do ti bije rasti te drejton popullin tone edhe ne jeten reale , dhe nese ketu nuk sillemi ne menyre te ndershme mendo pastaj se si do te silleni neser ne jeten reale!Falje duhet ti kerkosh votuesve dhe jo organeve te larta (Organe te larta?per ke e ke fjalen per ndonje si ky shoku jot qe ka shkruar kete artikull?) votat ti ka dhene populli dhe jo organet e larta.
Ke plotesisht te drejt saa i perket demit e kerkimit te faljes,por smund te dal si hu me nje artikull,me falni.Po pres ca te dhena te tjera,qe ti paraqes te gjitha ne artikull.
I ndershem do jem cdo her;e deri me tani kam qen mjaft.
Ky qe ka shkruar artikull nuk esht shoku im,kontakti i pare ka qen qe me coi sms para disa ditesh per artikull,i thash okej!
Per fabrikat nuk eshte faji i presidentit por i gjithe Shqipetareve qe nuk i morren persiper qe ti menaxhonin.
Per BabyBoom presidenti duhet pergezuar sepse eshte i vetmi Cp qe mori persiper kete detyre te madhe dhe te paarritshme. Te pakten u perpoq qe te sillte ne loje lojetare te rinj ndryshe nga presidentet e tjere.
Une mendoj se Illyricum duhet te kishe nje plan te dyte nese deshton dicka.Ne kete rast deshtoi baby boom dhe puna e fabrikave ! Sa me shpejt te ndermeret dicka...
Plan i dyte ka qen aktivizim me luftra,AS ne Kine nuk jemi lajmeruar ne kohe.
Jemi ne pritje per tjera mindesi,nje rajon i ne UAE nese Turqia najep drite jeshile,ose mundesia e nje AS tjeter per aksion,nerast sigurimesh fondesh te mjaftueshme.
u be cka u be tani na duhet me shume regione.duhet te bisedojme me turqine qe te na i jape te gjithe territoret e UAE !
Te gjithq nuk ti jep prej bonuseve.Vetem 1 e kan qe su prish pune,por po e zvarrisin ceshtjen,e jami duke punuar per te.
Baby boom, baby boom, baby boom... Nuk mund te organizoheni aq sa jeni, mundoheni te beni baby boom. Cdo qeveri eshte munduar te beje nje baby boom, dhe ky eshte gabimi i seciles prej tyre. Asnjehere eShqiperia nuk ka qene e organizuar mire, asnjehere nje plan i njejte per organizim nuk eshte bartur mes dy qeverive, cdo here nje plan i ri qe i eshte dashur kohe por nuk eshte aprovuar nga qeveria e re. Pse duhen me shume lojtare kur edhe kaq sa jeni smund te organizoheni?...
Gjithesesi opinioni im tashme ka shume pak rrendesi, sepse eRepublik eshte nje loje, por me kryesorja, nje loje te ciles po i vjen fundi. Prandaj seriozitetin lejani jetes reale, ndersa ketu luani per qejf sepse eRepublik nuk e ka te gjate.
Sugjerimi im: Dalengadale filloni te largoheni nga eRepublik, ose te pakten mos i kushtoni mbi 20 minuta ne dite lojes. Cdo minute me teper, eshte kohe e cuar dem.
Qellimi i baby boom tim ka qen per te pergatit terrenin per muajin Nentor,dhe me se shumti muajin Shkurt,ku edhe flitet per nje sulm masiv,ku vet personalisht do jem ALLIN para se te largohem pak e nga pak.
kur je kthy more ti 😮 😃😃
Un skom premtu Baby boom edhe e kam pas ni plan shum tfort per qeveri 😛 tkallxojn kta qe je i interesum 😛 😃
ANI SKA LIDHJE PASKA DESHTU BABY BOOM SHNOSH MU KON AMO NA GJITHMON NE KET LOJ TE COFT JENA KON SHUM TE DOBT SDI QKA U BO ME NEVE DO E KAN LON LOJEN PO SHUMICA KAN MARR BANN PALIDHJE TU BO MULTI 😛 LUJE LOJEN VLLA SI NJERI MOS U BO LLOPOV 😛 EDHE MIR JENA 3 TERRITORE I KEMI NIFAR FYROMI QE SA KA MET PA KONGRES 😃 ,BRAVO VLLAZNI.
KISHE KISHE TI SKI BO 😛 JU THOJSHA MEM VOTU MU E KISHI PA QKA OSHT QEVERISJA VEQ NI DIT QYSH PATA PREMTU 😛
NE TURQI JOM KON SE SKISH PAS PROBLEM TA KISHA RRAS KOKRREN TY 😛
LE TASH KISHE MUJT ME ARDH 😛 😛
😑
Aaaa intervist me njerin qe paske booooooooooooo pfff ,
😛
Po boj pak hjg se i rrespektushem esht I L L Y R I C U M edhe pa pozit edhe me poziten qe ka.
o7 intervist mjaft e mir.
v