UNE BESOJ

Day 2,025, 16:18 Published in USA Albania by iPanchO

Sot me datën 7 qershorë të viti 2013 do të filloj të shkruhet historia moderne e futbollit tonë , e kombëtarës tonë.

Sot , ekipin e zemrës të çdo Shqipëtari e pret një ndeshje mjaftë e vlefshme... por aq sa është e vlefshme është edhe e vështirë.

Në këto kohë të vështira që po e preokupojnë çdo njërin nga ne , mesa duket çunat e kombëtarës kanë vendosur që të na dhurojnë diqka për të besuar në diqka që shume nga ne kishin kohë që e prisnin , ta shohim kombëtarën tonë... ngjyrat tona KUQ&ZI në një ngjarje botërore siç eshtë KUPA E BOTËS.




E di që ka ende kohë dhe është herët që të flitet për kualifikim në kupën botërore , por çdo gjë fillohet duke e ëndërruar qëllimin!

Sonte kundërshtari i ekipit KUQ&ZI do të jetë Norvegjia , ekipin e së cilës kombëtarja jonë e mposhti në lojën e parë me një rezultat minimal 0:1 në terren Norvegjez.

Fitorja në këtë ndeshje do të ishte e mahnitshme , fitore e cila do të rriste shum gjasat e ekipit tonë për një sukses historik.

Për këtë arsye , si shenjë simbolike të përkrahjes tonë nda ekipit KUQ&ZI do të kisha dëshirë që gjat ditës së nesërme të veshim edhe ne si komunitet Shqipëtar në lojë , një fanelë (Avatar) :


Link për avatar : http://img801.imageshack.us/img801/7536/tkz1.jpg

T'i tregojmë eBotës që TIFOZAT KUQ E ZI janë këtu për të përkrahur kombëtarën , si në fushë ashtu edhe jashtë saj !

GATI PËR FITORE!


#UNEBESOJ , SHQIPËRIA NË BOTËRORË !!!