Si fitohet lufta

Day 1,702, 15:39 Published in Albania North Macedonia by AqifPasha

Ky është një artikull që i dedikohet Lojtarëve të rinj të cilët dëshirojne te mësojnë se si bëhen llogaritë e pikëve që përcaktojnë se cila palë fiton ekspeditën ushtarake.
Dëshiroj që të ndaj me ju atë që mësova në këto tre ditë, nga faqet Wiki, se si bëhen llogaritë e pikëve të cilat nevojiten për të fituar luftën, ose me sakte per të fituar një ekspeditë (pra një territor të caktuar).

Divizionet

Në betejë marrin pjesë 4 Divizione , Divizioni I , Divizioni II, Divizioni III dhe Divizioni IV. Secili lojtar bën pjesë VETEM në njërin prej këtyre. Për të ditur se në cilin divizion bën pjesë çdo lojtar mjafton të dish se sa është niveli i eksperiencës dhe llogariten sipas tabelës më poshtë.

Divizion******Tipi*******Niveli i eksperiencës****Pikët e eksperincës
I**********National Guard*****1 - 24*****************0
II*********Soldiers**********25 - 29*****************5,000
III********Special Forces****30 - 36****************25,000
IV*********Tanks*************37+********************60,000

Për shembull, unë kam 18 “Experince Leve” dhe bëj pjesë ne Divizionin I ,në momentin që do të arrij nivelin 25, automatikisht kaloj në Divizionin II e kështu me rradhë.

Beteja

Kush merr pjesë në betejë duhet të ketë parasysh që të dy palët luftojnë me 4 Divizionet e mundshme pra luftohet në 4 fronte (që mund të shihen si 4 beteja brenda betejës kryesore). Secili lojtar kontribuon vetëm për (mini)betejën e tij, pra Divizioni jone i parë lufton kundra Divizionit të parë të kundërshtarit , i dyti kundra të dytit e kështu me rradhë.
Në faqen kryesore kur merrni pjesë në luftë shikoni gjëndjen momentale te divizionit tuaj për të cilin po luftoni në atë moment.Një këshillë shumë e rendësishme: verifikoni gjithmonë nëse jeni në krahun e duhur të betejës sepse ndodh që gabimisht të jesh nga ana e gabuar.
Pikët që shikoni me të mëdha janë “Domination Point” dhe qëllimi është që të arrihet numri 1800 përpara kundershtarit. Pra pala që arrin 1800 Domination Point për secilën nga 4 Divizionet fiton Betejën e atij Divizioni.

Si shtohen Domination Point ?

Në shirit tregohen përqindjet e dominimit nga të seciles palë. Kemi për shembull një rast ku Resistence Force of Albania është ne 64% dhe Republic of Macedonia(FYROM) 36 %. Në mes të shiritit ndodhet një ore (00:50:11 për shembull ).
Atëherë , pala që dominon nivelin e përqindjes më shumë se 50% , në fund të çdo minuti i shtohen Domination Point. Dhe rregulli është që të shtohen 10 Domination Point per çdo minut nëse jemi brënda 30 minutave, 20 Domination Point për minutë nëse jemi ne kohën 30 deri 60 minuta, 30 Domination Point për minutë nëse jemi brënda 60 deri 90 minuta e kështu me rradhë. Për shembull , ne rastin e të dhënave të mësipërme, Forcës tonë do ti shtohen 20 domination Points kur të shkojë minuti i 51:00.

Lojtarët kontribuojnë me luftën e tyre në rritjen e nivelit të Dominimit (të përqindjes). Qëllimi është që të qëndrojë ne nivel me të lartë se 50 % për sa më shumë kohë (sidomos pas minutës së 60 ku pikët janë 30).
Siç e përmenda dhe më lartë , pala që arrin e para 1800 Domination Point fiton Betejën e divizionit të tij dhe pret që të mbarojnë edhe nën-betejat e Divizioneve të tjera .
Për të parë se si është gjëndja e përgjithshme klikoni në “Campaign details” dhe do të shihni se si janë përqindjet e secilit Divizion dhe ajo që është më e rëndësishme do të shihni edhe pikët Totale të Ekspeditës.

Ekspedita Ushtarake (Fushata)

Siç e përmenda pak më parë , duke klikuar në “Campain details” përveç të tjerave janë edhe pikët totale të Ekspeditës. Qëllimi i lojës është që të arrihen 83 pikë totale. Pra pala që arrin e para 83 pikë, fiton fushatën dhe territorin për të cilin po luftohet.
Në paragrafin e mësipërm kuptuam se si fitohet një betejë dhe divizioni që fiton Betejën i shton pikë Ekspeditës së Përgjithshme sipas tabelës së mëposhtme.

Division*********Campaign Points
I - National Guard******1
II - Soldier************2
III - Special Forces****3
IV - Tanks**************5

Pra në një betejë të vetme janë në lojë gjithsej 11 pikë: 1 për divizionin e parë , 2 për të dytin, 3 për të tretin dhe 5 për te katërtin.
Pasi mbarojnë mini-betejat e të katër divizioneve , pikët e fituara prej tyre i shtohen pikëve të përgjithshme të fushatës dhe nëse asnjëra palë nuk i ka arritur 83 pikë , bëhen përgatitjet për betejën e rradhës.

Për shembull kampi jone ka fituar gjithsej 3 beteja të divizionit te 4 dhe 2 nga divizioni i 3 dhe divizionet e tjera i kanë humbur të gjitha. Pikët totale janë 5*3 + 3*2 + 2*0 + 1*0 = 21 Pikë.
Ky është një shembull për të treguar që lojtarët me nivel eksperience më të lartë kontribuojnë me shumë për vendin e tyre.

Shpresoj që ky shpjegim të ketë qënë i qartë për lojtarët e rinj dhe shpresoj gjithashtu që tju japë vullnetin për të rritur sa më shumë nivelin e ekperiencës duke luajtur rregullisht por pa ekzagjeruar.
Për çdo pyetje që mund të keni postoni një koment dhe nëse i kam njohuritë do t’ju përgjigjem me gjithë qejf. Ja kalofshi sa më mirë ne këtë lojë dhe Rroftë eShqipëria (Rroftë Shqipëria).