Qysh me ia lidhë krytë kesaj pune?
Rilindasi
Të nderuarë, shumë të dashur bashkombasë, dua të shpreh opinionin tim për keto dy çeshtje të cilat janë preokupim i yni momental dhe që janë tema aktuale sot në Shqipëri.
"EDEN ose jo"
1. Referundimi i organizuar nga ana e Kris Hasa , avokat i popullit mendoj se nuk ka legjitimitetin e saj, sepse nuk perfshihet në fushë veprimtarinë e saj.
Anëtarësimin brenda një aleance e benë Presidenti i shtetit, ose ministrat e jashtëm të shteteve, andaj edhe kerkesen për largim ose qendrim të metutjeshëm e bejnë po ato institucione lartë të permendura.
Andaj besoj që presidenti ose ministri i puneve të jashtme duhet të ua sqaroj qytetarëve të tij se ky nuk është një referendum i organizuar nga ta, ose nese është të dalin dhe të e pranojnë publikisht.
Mendimi im personal:
Besoj që ne duhet të qendrojmë në një aleancë si EDEN, por sigurisht që duhet të forcojmë pozicionin tonë në mardhenie me jashtë, dhe me shtetet tjera aleate.
Nese do largohemi nga EDEN, ne do të i krijonim vetës armiqë të rinjë, e asesi miqë të rinjë, andaj se besoj që kemi luksin për të u larguar nga EDEN.
Largimi nga një aleancë e tillë do na bente neve shqiptarëve mosmirnjohës andaj jam i mendimit se duhet të punojmë për fuqizim të raportit tonë fillimisht me EDEN e më pas më miqtë e posht shenuar
Besoj se duhet të i fuqizojmë mardheniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe me një aleat tonin ketu Turqinë.
"Qeveria e re e vendit"
Besoj që të gjithë jeni deshmitar të krijimit të qeverisë së re të vendit tonë, e cila ka paraqitur emrat në dikasteret perkatese , dhe të cilat kanë dhenë premtime, ku njeri nga më të fuqishmit ka qenë edhe për prurje të reja.
Andaj , do të presim për të parë rezultatet e punës së tyre.
Mendimi im personal:
Pas paraqitjës së emrave konkret në poste qeverisese, besoj që shumë emra të paraqitur në kabinet nuk dijnë që të i lidhin këpucet e tyre, andaj nuk e di se si do të ia "lidhin kokën" punëve në qeveri, por që gjithsesi verdikti qytetar i "pandikuar" dhe i "pa prolonguar" që parë ishte ky që është.
Për komentuesit në vijim të cilet do të fyejnë , do të i propozoja qeverisë së re që të e fus perseri si premtim elektoral blerjen e sapuneve me shumicë për të ua shperlarë gojen shumë të flliqur .
Ky propozim i imi ka qenë edhe në qeverisjet e kaluara , por si duket sasia e sapuneve nuk ka qenë e mjaftueshme me fëlliqësitë që krijojnë disa ketu.
* Kendveshtimet e paraqitura lartë në artikull pasqyrojnë mendimin tim personal, të pandikuar, të papenguar dhe të parqitur për qytetaret e eShqipërisë , përgjegjesinë për çdo satirë, humoresk të paraqitur lartë do e mbaj personalisht në eKurizin tim.
Comments
@First
Together we can 😃
o festo do na mesosh dhe neve anglisht ?
Kta e kam msu prej juve 😃
prej meje jo njer por nga ndonje tjeter sepse une sdi ang dhe po kerkoja te mesoja prej teje mireqe te kam shok po ti sdi keshtu lere fare
FestimBeqa, kryetitulli together we can, në shqip bashkë mundemi ishte perdorur për të u treguar aleatëve se na duhen në luftë ndaj Fyromit, dhe për të ftuar shqiptaret sa më shumë të behen bashkë dhe të luftojnë.
Si rrjedhoj artikulli qendroi për dy ditë gjatë luftës si kryeartikull, gjë që informonte qytetaret se jemi sulmuar dhe se gjerat nuk janë mirë. Ai kryeartikull ishte lexuar mbi 500 herë vetëm brenda një dite. Sa për të informuar .
it's time for a new bboom.For all eden's countries 😛
o/
Po pra Rilindas nuk thash asgje un 😃
festi tha Together we can tani ai po na mashtron sy per sy duke then nuk thash gje
turp per festin 😵
Ardi alb 😃 ti vlla lej komentet se stkan met ty me tregu turp po kshyr msohu me lujt bone nai fije strength e perparo pak se na duhen shqipnis luftar e jo shkrimtar 😃 Mos ju merr lakmi ktynve tjerve se loja nuk osht Letersi po osht Srategji 😃
keto i diasha un une thash se do me thoje ndonje gje te re por ti spaske keshtu naten
edhe dicka bej cik vote kesaj nese se ke problem
http://www.erepublik.com/en/article/funksionimi-i-kosovo-army-2171882/1/20 Funksionimi i Kosovo Army.
Po vlla mos u merzit se ti kur nuk ia ke pas IDEN ksaj loje ose nuk ke dit qe egziston nje lloj e till. Un me disa shok e patmi hap Nje ksi MU perndryshe pyeter Rilindasin e di ai e te tregon.
Gjithsesi prap me mir te meresh me ket gje e cila pom pelqen, te uroj per punen qe po e ben rreth MU-s e mos u merr me komente e me gjana qe nuk osht mir me u marr 😃
Faleminderit mer mirkuptimin
Kush e ka be kaken?
+1 festimbeqa
HAIL Festi pa te nuk do ishim sot ketu
hahahaah o festimbeqa futja dhe nje tjeter "Together We Can" dhe leni se ça thojn kta se jane xheloza qe ti flet dhe shkruan shume mire anglisht xD
SIKUR TE BEJE TE NJEJTEN GJE DHE ME GJUHEN SHQIPE DO ISHTE DICKA E PERKRYER...
Hajd' mo asnje nuk eshte PERFECT (ta shkrujata anglisht kete fjalen e fundit qe ta kuptosh me kollaj)
LOOOOOOL
Rilindas, ne fillim me dukeshe i matur dhe cdo fjale e kishe me vend, por tani shikoj se thua 2 gjera te kunderta ne te njejtin artikull. Ne fillim thua "Do te presim per te pare rrezultatin", pastaj 2 rreshta me poshte i akuzon per paaftesi shumicen e pjesetareve te qeverise, kur ka vetem 3 dite qe eshte formuar. Vete the te presim per te pare rrezultatin, prandaj prit te shohim cdo behet!
hej Rilindas edhe ArdiAlb -une jam me juve por sa here fol festimbeqa ju hapni gojen edhe ja ktheni me te keq ky i ngrati s ka faj qe kan qene president .Se edhe partia jone te vi ne presidenc ,do te kete opozit do na shikoj gabimet tona .keshtu qe lene te qet njeriun ky do te shoqnohet me ju, ju ja ktheni me te keq .
Kjo nenkupton qe ke pare vetem titullin dhe se ke lexuar aspak permbajtjen e artikullit tim, Rilindas. Nuk kam thene te largohemi nga EDEN duke i bere armiq, por te largohemi duke ruajtur MPP dhe duke u bere iniciatore i nje aleance te re te mireorganizuar, nje aleance te re ne bashkepunim te ngushte me EDEN.
Avokati i Popullit sigurisht qe nuk eshte kompetent per nje vendim te tille, por as qeverite 1 mujore jo. Kompetenti i vetem eshte populli, i takon atij te zgjedhe per vendin e tij.
Dhe dicka, mesa di une, kandidati juaj per president, Lilo1, do organizonte nje referendum per te njejten ceshtje. Pra s'kuptoj se ku qendron problemi nese kjo gje do te behej gjithsesi. Ne fakt e kuptoj, kuptoj se doni ti dilni kunder gjithckaje qe ndodh jashte partise suaj, por kjo s'do ju coje asgjekund.
Nese besoni se i takon vetem qeverise 1 mujore te caktoje per kete ceshtje dhe jo popullit, atehere ju perkrahni nje sistem totalitar, e jo demokratik.
Kris Hasa, nese shikoni artikullin për marveshjen për koalicion do e kuptoni mirë se çfarë kemi kerkuar ne dhe se për çfarë ishim dakorduar . Ne ishim kategorikisht kundër largimit nga aleanca ku jemi aktualisht.
Çeshtja është se një avokat i popullit nuk mund të organizoj referendum popullor , sepse në fund presidenti do të dalë e të thojë , nuk e pranojmë ose jo.
Andaj, nese lexoni lartë, më qartë do e kuptoni se ajo që unë deklaroj se referendume mund të organizoj presidenti...
DonCurtis +1 ...@Rilindasi ai referendum nuk eshte i krijuaj nga Qeveria dhe cdokush ka te drejte te beje referendum por vendimet i merr qeveria pas 🙂
...ose ministri i jashtëm, varesisht nga regullimi që është berë që parë.
Partia reformatore është gjithmonë ka qenë për shtet ligjor, madje kemi shprehur gadishmërinë, andaj arsyeshmeria e kerkeses sime, personalisht paraqitet si e drejtë, unë pata deklaruar më lartë se presidenti duhet të mohoj ose pohoj ketë referendum dhe kaq.
DonKurtis- duke qenë në pozitë qeveritare, shpesh mbyllet njeri sy dhe nuk lexohen gjerat si janë.
President, në bazë të kesaj nismen për referendume ka të drejtë të e ketë çdo person indiivid pa pasur parasysh ka ose nuk ka poste publike. Dhe tani njeri nga referendumet mund të ketë rezultat të largohemi kurse tjetri të qendrojmë, por prap se prap verdikti do meret nga ju nese kuptoj.
Gjithsesi, prap i qendroj besnik ides që referendume duhet të organizohen nga qeveria për të mos i lodhur qytetaret dhe për të mos berë konfuzitet tek ta.
Kris Hasa, besoj që presidenti ketu e tregoi autoritetin e tij ketu, dhe pak a shumë ajo puna e totalitarizmit nuk është bashë e lidhur me reformatoret, gjithsesi unë jam në vijë të mendimit se referendume duhet të organizoj vetëm presidenti si rrjedhoj qeveria e vendit që të mos kemi shumë referendume , e shumë rezultate njekohësisht.
Pikëpamjet e mia për EDEN janë lartë në artikull.
Te kujtoj qe presidentet dhe qeverite jetojne 1 muaj, pasi behet referendumi dhe qeveria mund te mos jet dakort me vendimin e popullit, ky i fundit eshte gjithmone i lire ta nderroje qeverine ne muajin pasardhes.
A.P eshte krijuar per te perfaqesuar dhe per te qene zeri i popullit. Dhe ne artikull e kisha permendur qe referendumi nuk eshte i mirefillte pasi eshte bere ne pavaresi nga qeveria.
Ky referendum nuk do te vendose perfundimisht daljen ose jo nga aleanca....
...por do i pasqyroje qeverise vullnetin e popullit, ne menyre qe te marrin vendimin e duhur.
http://www.erepublik.com/en/article/funksionimi-i-kosovo-army-2171882/1/20 Funksionimi i Kosovo Army.
Qeveria duhet të jetë reflektim i vullnetit të popullit, referendumi është ide e mirë, por e cila duhet të behet jo me iniciativa private për çeshtje shteterore, dalja nga një aleancë është çeshtja me serioze, andaj është e lehtë të organizohet një referendum, por le të behet zyrtarisht.
Presidenti deklaroi se ai do pranoj ose refuzoj, por që çdo njeri ka të drejtë të bejë referendume.
Tani më duket se ka munguar kordinimi , ose nuk e di.
nje aleanc ideale do ishte me pak shtete por t fuqishme dhe qe do na vinte radha me shpesh qe te na ndihmonin por njeher per nje her ketu ne loj nuk eksiston nje e till keshtu qe jemi te detyruar ta rim ku jemi
Rilindasi, Referendumi nuk po behet nga cdokush, por nga nje institucion qe bashkpunon me qeverine.
Duhet te mesojm te lidhim kepuc se ndryshe nuk ecim perpara. 😛