Kandidimi per CP: Struktura dhe prioritetet e qeverise se ardhshme

Day 2,143, 17:40 Published in Albania Albania by Kthetra Alb

Vellezer e motra,

edhe pak na ndan nga mandati i ri presidencial dhe desha t'ju paraqes strukturen dhe prioritetet e Qeverise se ardhshme, ne rast zgjedhjeje. Emrat e kandidateve per ministra do behen te ditur pak me vone.

Zevendes-Presidenti:
- Zevendeson CP ne qeveri, kur ky mungon mbi 24 ore.

Kryeministri:
- Mbledh raportet javore te punes se Ministrave dhe prioritetet e tyre per te ardhmen. I publikon ato ne bashkepunim me Ministrine e Informacionit.

Ministria e Mbrojtjes:
- Do krijoje Keshillin e Luftes me komandantet e MU-ve me te forta dhe me 20 lojtaret shqiptare me strengthin me te larte. Edhe per Div 1-3 do krijojme grupmesazh me lojtaret me strength me te larte, per t'i mobilizuar ne rast lufte.
- Do krijohet Fondi ushtarak me donacione te qytetareve shqiptare dhe i financuar ne rast nevoje nga thesari i shtetit per te shperndare supplies dhe vene combat orders.
- Perqendrimi i gjithe forcave do jete per te mbrojtur territoret indiane, pasi Serbia ka riperseritur synimin e saj per te na rene aty. RW ne Ballkan do organizojme per trajnim, ose kur te na duhet bashke me aleatet te shperqendrojme forcat e TWO
- Do shikohet mundesia per te kompletuar fondin e Airstrike, qe ne rast rreziku ne Indi, te kemi mundesi te shkojme ne vend tjeter.
- MPP-te do rishikohen, per te pare cilat shtete vertete ndihmojne Shqiperine ne lufte.

Ministria e Jashtme:
- Perforcimi i marredhenieve me 3 partneret strategjike: USA, Kroaci, Turqi.
- Do perpiqet ne menyre te vazhdueshme te fuse Shqiperine ne nje aleance te re - por ky eshte nje projekt afatgjate.
- Programi i ambasadoreve: Fokusimi ne shtetet kryesore dhe dergimi i raporteve te perjavshme te Ministri.
- Prezantimi i Shqiperise ne gazeta kryesore, si Daily Dose World News.

Ministria e Brendshme:
- Merret me pranimin e shtetesive te huaja. Ruan shtetin prej agjenteve te huaj.
- Menaxhon Gjykaten e Larte.

Guvernatori:
- Manaxhon accountet e dy Organizatave Shqiptare: Banken dhe Bursen.

Ministria e Ekonomise:
- Mbikqyr te ardhurat ne thesarin e shtetit dhe shpenzimet prej tij.
- Mbikqyr cmimet ne treg dhe nderhyn, kur eshte e nevojshme, per uljen e tyre.
- Ben raportin e punes dhe te ardhurave prej Fabrikave Shteterore.
- Propozon ligje te arsyetuara per levizjen e taksave. Do te ndjeke nje politike te taksave te uleta, qe e ben tregun shqiptar atraktiv per te huajt dhe mban cmimet e uleta.

Ministria e Edukimit:
- Do vazhdoje punen e mire te deritanishme ne publikimin e guidave per eRep.
- Do vazhdoje manaxhimin e programit te ndihmes per qendrat e trajnimit.

Ministria e Informacionit:
- Publikon komunikata qeveritare.
- Do shqyrtoje mundesine per organizimin e nje BabyBoom.

Ministria e Teknologjise:
- Do tu vere ne dispozicion anetareve te qeverise templates nga Google Docs, per te mundesuar nje komunikim me te mire.
- Do siguroje mbarevajtjen e chatit te Shqiperise.
- Ve ne dispozicion logo, kur qeveria ka nevoje.

Suksesi jone si Shqiperi do te varet nga ndihma qe do i jepni secili prej jush qeverise ne punen e saj. Per cdo pyetje qe te keni, per cdo propozim, per cdo kritike konstruktive, dhe nqs doni te perfshiheni ne stafin e Ministrise, drejtohuni Ministrit perkates.

Ju falenderoj!

Kthetra