Kandidimi im për Presidente të Partisë [Lëvizja Vetëvendosje]

Day 2,118, 07:57 Published in Albania Albania by MDejzi


Përshëndetje bashkëlojtarë të eShqiperisë 🙂!

Me këtë artikull ju drejtohem respektivisht antarëve të Lëvizjes Vetëvendosje
të cilët cdo muaj përballen me një prej detyrave të shumta😉etyrën e votës me anë të së cilës
ata zgjedhin përfaqësuesin e partisë së tyre dhe meqë deri më tani LVV është njëra prej partive
më të popullarizuara në eShqipëri nuk duhet anashkaluar rëndësia e saj në politikat e përgjithshme të eShqiperisë.


Kongresmenët:

Cdo muaj nga LVV dalin mbi 10 kongresmen(Varësisht nga numri i territoreve)
të cilët kan akses në përpilimin dhe votimin e ligjeve për eShqiperinë.
Kongresmenët e pa përvojë shkaktojnë gabime ndonjëherë të pa falshme kur vie puna për këtë aspekt.
Personalisht nuk jam kundër kontributit për progresin e lojtarëve të rinjë mirpo kjo nuk arrihet duke u caktuar
detyra jo adekuate për ta,gabimet e të cilave përkundrazi do ndikojnë në uljen e vullnetit të tyre për lojë.
Si konkludim do shqyrtohet cdo aplikacion në hollësi në mënyrë që cdo lojtarë të renditet në vendin e merituar si kongresmen.


Së dyti,LVV duhet të jetë mbështetëse e së drejtës!
Pasi është partia më e populluar një pjesë dërrmuese e lojtarëve automatikisht ndikohen nga vendimet dhe
mbështetjet që kjo parti reflekton prandaj LVV duhet të reflektoj drejtësi.


Sa i përket suportit të CP-ve(Country Presidents),presidenti i partisë nuk duhet ta shpreh
mbështetjen e tij personale mirpo mbështetjen e të gjithë partisë.
Në kohën përpara zgjedhjeve do shqyrtohet enkas mendimi i antarëve të VV sa i përket kandidatëve dhe në fund
do ta mbështesim atë që partia dhe antarët e saj mendojnë që është më i drejti.


Në fund të fundit partitë nuk janë prona private të askujt andaj nuk duhet trajtuar si të atilla 🙂