eShqiperia tani me faqe zyrtare ne facebook!

Day 1,860, 14:48 Published in Albania Albania by DonCurtis

Pasi hapi Saliu facebook, menduam qe te mos ngelemi edhe ne te eRepublik pa facebook, prandaj qe sot do mund te gjeni faqen zyrtare te eRepublik - Shqiperi ne facebook. Faqja titullohet Erepublik - Albania dhe eshte e vetmja me kete emer nuk do e keni te veshtire ta gjeni, ose mund te shkoni direkt ne faqe duke klikuar kete link: http://tinyurl.com/c7pkxgj


Ndryshe nga faqet tjera te eShqiperise ne facebook, kjo faqe nuk udhehiqet nga asnje force politike, asnje njesi ushtarake apo interes personal.
Faqja eshte hapur per te njoftuar lojtaret e rinj per lojen, dhe per te perhapur lojen pra per te ftuar lojtare te rinj ne loje (pa link me referral, pra vetem me linkun e erepublik sepse sic u permend me larte, nuk eshte hapur per interesa personale). Gjithashtu aty cdokush mund te beje pyetje dhe ne do i pergjigjemi sa me shpejte te jete e mundur!

Ideja per nje faqe facebooku zyrtare eshte ide e mire edhe sepse lojtaret e shqipetar do mund te njihen ndermjet veti edhe ne jeten reale, pra do ndihmoje ne socializimin e lojtareve shqipetar te eRepublik.

Administratoret kryesor do jen te njejtet gjithmone (deri sa njeri prej tyre te mos mund te vazhdoje me ate pune, atehere do vendosen administratore te rinj). Gjithashtu edhe Presidenti gjithmone do jet moderator ne faqe.


Me rrespekt,
DonCurtis
Sabri Hakuli
Anetaret e MoE qe idejuan kete faqe


PS: Faqja eshte hapur me lejen e Presidentit. Jo te Saliut, por te A E N E A normalisht 😛