eShqiperia dhe Shqipetaret ne syrin tim!

Day 1,836, 13:26 Published in USA Albania by DonCurtis
Dear Americans and other US citizens, this article is in Albanian, and for Albanians, so I didn't see it reasonable to translate this article into English.


Perpara se te filloj, ju uroj 100 vjetorin, dhe shpresoj qe sa me shpejte ti shohim se paku Shqiperine e Kosoven te bashkuar.

U be nje kohe e gjate qe prej kur kam shkruajtur nje artikull per here te fundit. Ndoshta nga emri, edhe pse me nje ndryshim te vogel, me njihni si ish-zedhenes i qeverise (gjate mandatit te muajit Gusht 2012, kur ne krye te shtetit ishte Administrata Napoleon54).
Edhe pse ka thuajse 2 muaj qe kur gjendem ne eSHBA, une po ndjek thuajse cdo dite ndodhite ne eShqiperi dhe dua te shpreh disa mendime te mia dhe eShqiperine gjate ketij muaji nga pikepamja ime.


ZGJEDHJET PRESIDENCIALE DHE MANDATI I SUKSESSHEM I ADMINISTRATES JONKASTRIOTI

Per kete mandat kishte 2 kandidat te forte per president, Rilindasi, qe me shkrimet dhe maturine e tij e verteton se eshte nje diplomat i vertete dhe di se si qeveriset nje shtet; dhe jonkastrioti, qe me guximin dhe trimerine e tij tregon se eshte nje luftetar qe si trembet syri nga askush.
Une, te them te drejten, isha mbeshtetes i Rilindasit qe kur kuptova se ai do kandidonte per president, pasi mendoja qe Shqiperise i duheshin lidhje te mira diplomatike me shtetet tjera per tu zhvilluar si duhet. jonkastrioti i fitoi zgjedhjet me nje diference prej rreth 50 votash.

Isha skeptik per sa i perket premtimeve qe ai beri, por tani e di se edhe po te mbeshtesja jonkastriotin, nuk do beja gabim pasi pashe se ai boshlleqet dhe cilesite qe i mungonin, i permbushi duke zgjedhur stafin e duhur qeveritar dhe keshtu krijoi Administraten jonkastrioti, per te cilen me plot bindje mund te them se i permbushi premtimet qe beri. Keto premtime ishin: Sigurimi i se paku 1 territori per kongres, dhe rimarja e 3 territoreve aktuale te eShqiperise per 100 vjetorin e Shqiperise.

Ne nje bisede qe pata me Presidentin, ai kerkoi falje pasi nuk arritem te mernim edhe Kosoven kete 100 vjetor, por ai na kujton se kjo eshte loje strategjike, dhe se edhe territori i Kosoves do behet pjese e eShqiperise se shpejti, sidomos tani qe kemi 20% bonuse ne arme dhe 40% ne ushqim, dhe lojtaret e rinj e aktiv po shtohen dita dites.

jonkastrioti dhe administrata e tij e vertetuan se edhe diplomacia nuk ju mungon, pas nenshkrimit te marreveshjes se fundit me eSHBA, nje marreveshje qe eshte jashtezakonisht e rrendesishme per Shqiperine, marreveshjen Zog Mbi Zog. Ja dhe artikulli i kesaj marreveshjeje: http://www.erepublik.com/en/article/-usa-albania-bird-on-bird-action-2166095/1/20

Qeveria ka edhe disa objektiva qe deshiron ti permbushe, nder to edhe ulja e tatimeve, dhe liberalizimi i tregut per shtetasit e huaj. Keto objektiva jane ne diskutim nga administrata, dhe une shpresoj qe te merret vendimi sa me shpejte te jete e mundur.

Por me ato qe ka arritur deri me tani kjo administrate, mund te them qe ky mandat ishte i suksesshem.


SHQIPETARET PO PERPAROJNE NE EREPUBLIK

eShqiperia po zhvillohet dita dites, dhe po krijon lidhje te forta diplomatike me shtetet tjera. Gjithashtu edhe lojtaret Shqipetar po perparojne shume, dhe po ndrrojne divizionet, per shembull une, qe neser dal ne D3, dhe mendoj qe edhe shume te tjere jane duke u ngritur ne divizione dhe ne grada ushtarake cdo dite.

Po shikoj edhe MU te ndryshme ne eShqiperi qe shpesh edhe me financime personale, arrijne tju ndihmojne aq sa munden anetareve te vet, dhe kjo eshte nje arritje e madhe, pasi vetem Qeveria nuk mund te ndihmoje 500+ shqipetar cdo dite.


5 VJETORI I EREPUBLIK, 2 SHQIPETAR NE MES TE 20 FATLUMEVE

Gjithashtu, eRepublik na kishte lajmeruar prej ca kohesh qe ne festen qe organizohet per 5 vjetorin, do kishte 20 persona te cileve do ju mundesohet gjithecka falas. Nder keto 20 persona, nuk ma mori mendja por ja qe ndodhi, ishin edhe 2 Shqipetar, nuk e di nese e kane konfirmuar prezencen ne feste apo jo, por ja ku keni artikullin me listen e 20 fatlumeve: http://www.erepublik.com/en/article/-book-now-erepublik-official-summit-2012-2165805/1/20
Shpresoj qe te dy keto lojtar Shqipetar te kene kohen e mjaftueshme per nje udhetim te tille.

RROFTE TORTA.. dua te them:
RROFTE SHQIPERIA!
RROFSHIN SHQIPETARET!



Me rrespekt,
DonCurtis