Dora dores,Vllau vllaut

Day 2,096, 13:49 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka


DORA DORES,VLLAU VLLAUT

Te gjithe shqipetaret jemi si nje trup i vetem,nese nje pjese e trupit renkon(lengon nga dhimbjet)atehere i gjithe trupi eshte i semure.Ne nuk mund te jemi te qete perderisa e shohim vellaun tone ne pozite te veshtire.Ashtu dhe ne kete loje megjithese nuk eshte si ne jeten reale,kemi lojtar qe qendrojne me mire ekonomikisht sesa te tjeret.Lojtar te vjeter te cilet i dine edhe imtesite me te vogla te lojes,por edhe qe kane krijuar nje kapital.
Ndersa lojtaret e rinj e kane shume te veshtire te forcohen dhe te arrijne sukses sepse vete moduli i lojes nuk ta ofron nje gje te tille.
Andaj eshte teper e nevojshme madje e domosdoshme ndihma per lojtaret e rinj.Ndihme qe nuk kufizohet vetem me te mira materiale por edhe me keshilla dhe sygjerime.



Dhe nje menyre per te arritur kete gje besojme qe eshte edhe projekti Dora dores,Vllau vllaut.
Ky eshte nje projekt i kahmotshem i propozuar nga Rilindasi,por qe kurre nuk e pa driten,derisa kete muaj patem shpresa se do realizohej,sepse Rilindasi do ishte minister i edukimit nese Fessti fitonte.Por me vone Rilindasi la lojen dhe kjo detyre mu besua mua.Jam i vetedijshem qe nuk do jem i denje per kete post ,dhe se nuk do e arrij suksesin qe do e arrinte Rilindasi por se bashku dhe me ndihmen tuaj do ia dalim 🙂



Kam kenaqesine dhe nderin tua prezantoj projektin Dora dores,Vllau vllaut

Qellimi është i thjeshtë, Personi A e adopton një të ri, pas një muaji ai ritet dhe forcohet , me keshillat dhe ndihmat e personit A, ai behet ushtar i denjë i komunitetit.

Te drejte per te aplikuar kane te gjithe lojtaret qe jane me keq ekonomikisht,qe i kane qendrat e stervitjes te uleta,apo qe kan nevoje per keshilla ne lidhje me lojen.
Te kete shtetesi te eShqiperise.
Lojtari duhet te kete te fituar nje medalje Hard Worker(Punetor i zellshem) per te aplikuar(ne menyre qe sado pak te vertetohet qe e ka lojen seriozisht apo nuk eshte multi).

Linku per te aplikuar:KETU

Koha per te aplikuar eshte deri me 23:59 Day 2098
Pas kesaj kohe ne nje artikull do prezantohen te gjithe aplikantet,dhe lojtaret qe duan te adoptojne mund te zgjedhin cilin lojtar te duan,ndersa nese duan ne mund te ua zgjedhim nje qe e shohim qe eshte me e arsyeshme per tu perkrahur 🙂

Suksese te gjitheve,mbes me shprese ne ndihmen dhe perkrahjen tuaj per kete projekt
Zoti e bekofte Shqiperine,Zoti i bekofte shqipetaret

Me respekt:Ministria e edukimit