Besa e shqiptarit si purteka e arit!

Day 1,988, 06:47 Published in Ireland Croatia by MadameSpasojka

Pershendetje vellezer

A e keni pyetur veten perse e luani kete loje?
-A e luani per ti ndihmuar vendit tuaj?
-A e luani sepse ju pelqejne lojrat dhe nuk mund te ndaloni se luajturi lojra kompjuterike?
-A e luani sa per tu defryer,per te kaluar ca kohe dhe per te bere shoke te rinje?
-Apo e luani sa per ti mashtruar lojtaret e tjere ne erepublik dhe per tua vjedh disa cc arme apo gold?

Pa marre parasysh se per qka e luani kete loje me vete faktin qe e mbani shtetesine e Shqiperise,dhe ju del ne profil flamuri dykreresh,ju jeni nje perfaqesues i Shqiperise dhe si i tille duhet te silleni me respekt ndaj lojtareve te tjere dhe te mbani qendrim dinjitoz.

Ju lutem vellezer mos e shitni moralin tuaj per ca cc.Te tregojme te gjtiheve se jemi njerez te kulturuar si popull.
Pardje ne inbox me erdhi nje mesazh nga nje lojtar qe nuk e njihja dhe me tha qe ta largoj nga shoket njerin lojtar shqipetar sepse ai e kishte mashtruar ate ne kete kanal te qatit #i trade.
Me vete me kishte derguar edhe nje screenshot se si lojtari shqipetar e kishte mashtruar.Ky lojtar i kishte derguar cc, qe lojtar shqipetar tia dhuronte disa gold.Por ky ``trimi`` jone ishte larguar nga qati pa ia derguar goldin qe i takonte te huajit sipas marreveshjes.Dhe ketij fmijaqit tone nuk i kishte mjaftuar me vetem nje lojtar por edhe se paku 4 lojtareve te tjere ua ka vjedhur cc ne kete menyre.
A nuk eshte per tu turperuar per disa cc e shet me fytyre te veten me moral e me shtet.
Per te gjithe ata shqipetar qe merren me keto gjera ju them vetem nje gje,nderrojeni shtetesine ne loje dhe luftoni ku te doni e per ke te doni,por emrin e Shqiperise nuk do ta njollosin.A nuk po ju mjafton ne jeten e perditshme 😒hqipetaret akuzohen per terrorizem,per krim,kontrabande te droges,pjesemarrje ne mafia .A nuk po ju mjafton kaq dhe po vini edhe ne erepublik ta njollosni emrin e Shqiperise.
Ku e keni ate bese qe kur shqipetari premtonte diqka ishte ne gjendje te vdiste e te mos e shkilte besen e dhene.Apo mos jeni serbe qe e flisni gjuhen shqipe.

Me falni sepse te tille ka vetem pak dhe nuk ben te pergjtihesohen.
Emrin e lojtarit qe ka bere keto mashtrime nuk do ta beje publik dhe ju lus edhe juve qe e dini kush eshte mos e beni publik.Ndoshta do ta lexoj kete artikull apo edhe vete nga ndergjegjja do pendohet dhe do ua kthej borgjin atyre qe i ka mashtruar.

Fat te gjitheve,shpresoj muajin tjeter me kongres.Pune te mbare te gjitheve pa dallim njesi ushtarake e partie politike.



Shqiperia e para,pastaj ne

Ju lutem shout