[MoE]Urdherat ushtarake(Combat orders)

Day 2,099, 05:50 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka

Urdherat ushtarake

Njera nder gjerat e reja qe jane shtuar ne loje jane edhe urdherat ushtarake.Duke dashur ta bejne lojen sa me interesante dhe te kendshme per lojtaret adminat kane shtuar keta urdhera,duke i legalizuar mercenaret,dhe duke kursyer kohe per ata qe duan te blejne dhe te shesin demtim.

Urdherat ushtarake jane nje menyre e mire per te siguruar para(cc),por ta keni parasysh qe te mos luftoni kurre kunder Shqiperise dhe aleateve te saj pa marre parasysh sa eshte oferta per CO(combat orders-urdherat ushtarake).

Lojtaret mund te pranojne urdherat ushtarake nga njesite ushtarake(edhe nese nuk eshte njesia ku ai ben pjese) dhe te paguhen per demtimin qe bejne.

Akounti i njesise ushtarake
-Ne menyre qe te paguajne urdhera ushtarake secila njesi ushtarake e ka akountin e saj.
-Qdo anetar i njesise ushtarake(jo rekrut) qe ka se paku nivelin 25 mund te dhuroj cc(ALL) ne akountin e njesise ushtarake te tij.
-Parat qe mblidhen ne akountin e njesise ushtarake mund te perdoren vetem per urdhera ushtarake.



-Urdherat ushtarake mund te vendosen vetem nga njesite ushtarake permes komandantave te tyre
-Permes urdherave ushtarake ,njesite ushtarake jane ne gjendje te paguajne panderprere lojtaret qe te bejne demtim per shtetin e caktuar ne divizionin e caktuar ne nje ekspedite ushtarake.
-Kur vendosin nje urdher ushtarak,komandantet duhet te caktojne nje qmim per 1,000,000 demtim.
-Pagesa ne cc do te jepet menjehere pas qdo vrasjeje te bere,pra nuk duhet te besh 1,000,000 demtim per te marre pagesen.
-Qdo lloj i demtimit llogaritet(bombat,raketat dhe guerilla).
-Parate do te ipen vetem vetem nese perqindja e murit nuk e kalon perqindjen qe eshte caktuar nga njesia ushtarake qe ka vendosur urdherin ushtarak.p.sh.Urdheri ushtarak mund te vendoset per te dhene para per te gjithe qe luftojne ne ekspediten Z per shtetin A kunder shtetit B per aq kohe sa muri eshte nen 52% per shtetin A.Kjo do te thote se per aq kohe sa shteti A ka murin mbi 52% asnje cc nuk do te jepet.

Urdherat ushtarake per luftetaret

-Kur e shikoni listen e lufterave,ju do te shihni nje ikone prane seciles lufte qe ka urdher ushtarak aktiv,si dhe sa urdhera jane vendosur per divizionin tuaj ne ate lufte.



-Kur hyni ne nje beteje ju do të vini re një panel në anën e djathtë të ekranit
-Paneli do te ju informoje sa urdhera jane ne dispozicion.



-Vetem nje urdher mund te pranohet ne te njejten kohe



-Pas qdo vrasje qe beni nje shume e caktuar e cc do te shtohet ne llogarine tuaj ,duke u bazuar ne demtimin tuaj dhe qmimin per demtim te urdherit ushtarak.
-Nese urdheri ushtarak nuk jep me asnje para per shkak te nivelit te larte te murit,ai do te paraqitet me nje ngjyre tjeter.
-Urdheri ushtarak do te largohet nga paneli ne anen e djathte te ekranit atehere kur do te hargohet buxheti.

Urdherat ushtarake per komandantet e njesive ushtarake

Komandantet do te shohin nje seksion te ri ne faqen e njesise ushtarake
Permes ketij seksioni ata mund te caktojne urdherat ushtarake
-Shtetesia e luftetarit-Komandantet mund te caktojne urdhera ushtarake vetem per qytetaret e nje shteti apo per te gjithe lojtaret ne erepublik.
-Njesia ushtarake e lojtarit-Komandantet mund te caktojne urdhera ushtarake per luftetaret e nje njesie ushtarake te caktuar apo per te gjithe ne erepublik pa dallim njesie ushtarake.
-Beteja-Mund te caktojne per nje lufte te caktuar,dhe poashtu per shtetin dhe divizionin e caktuar.
-Qmimi per demtim-Mund te caktojne se sa do te paguajne per 1,000,000 demtim.
-Dominimi maksimial(perqindja e murit)-Poashtu komandantet caktojne ne qfare perqindje te murit urdheri ushtarak do te behet inaktiv.p.sh Nese cakton dominimin maksimal 52% dhe ne beteje muri kalon mbi 52% urdheri automatikisht behet inaktiv,dhe askush nuk mund te marr para.
-Buxheti i urdherit ushtarak-Eshte sasia e parave(cc) qe komandanti vendos per nje urdher ushtarak te caktuar.Nese buxheti hargjohet, automatikisht urdheri ushtarak largohet nga paneli ne te djathte te ekranit.




Përveç kësaj, Komandanti do të jetë në gjendje për të parë të gjitha urdhërat aktive:
-Te ndryshoj buxhetin e urdherit ushtarak
-Te ndryshoje qmimin per demtim
-Te ndaloje nje urdher.
-Te rifilloje nje urdher(mund te rifilloje nje urdher 10 minuta pasi ta kete ndalur ate)
-Te anuloje nje urdher(urdheri do te mbetet ne liste deri sa te largohet manualisht,edhe nese lufta ka mbaruar apo buxheti eshte hargjuar)

Me respekt:Ministria e edukimit