[MoE]Kur ti perdorni bazukat ???

Day 2,109, 14:26 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka
Kur ti perdorni bazukat ???

Kam pare qe shume lojtar te ri pyesin si dhe kur ti perdorin bazukat,andaj vendosa ta shkruaje kete artikull me shprese se sado pak do ti ndihmoje 🙂

Pas perfundimit te urdherit ditor(DO) ju fitoni nje bazuke(ne rast te misioneve te veqanta fiton 3 apo 5 bazuka) si dhe 1 EB.Sidomos ne fillim,demtimi qe shkakton bazuka(3 goditje ,secila 10,000=30,000 demtim)dhe piket e rankut pas perdorimit te saj(10% e demtimit tuaj=3000RP) jane shume te medha ne krahasim me demtimin dhe piket e rankut qe fitoni duke luftuar me q7 apo arme te tjera.Por si dhe kur duhet ti perdorni bazukat???



E gjitha varet nga qasja juaj ndaj lojes.Nese ju pelqen adrenalina dhe te rrezikoni atehere mund ti perdorni bazukat per te marre BH ne minutat e fundit te betejave te cilat nuk kane ndonje rendesi per shtetin tone ,dhe qe mund ti merrni me pak demtim.Apo doni te beheni hero i shtetit tuaj,te luftoni per atdheun tuaj,dhe ti kurseni te gjitha bazukat per ti perdorur ne ndonje RW apo lufte te rendesishme.Por kryesorja mos i perdorni pa nevoje,sepse nuk eshte e lehte per ti fituar dhe do humbni mundesine per te fituar ca gold nga to.



Medalja hero i betejes(Battle Hero)
Ju fitoni medaljen hero i betejes nese shkaktoni demtimin me te madh ne nje beteje ne divizionin tuaj.Me fitimin e BH ne divizionin e pare ju fitoni 2 gold(ari),ne divizionin e dyte 3 gold,ne te tretin 4 dhe ne te katertin 5 gold.Veqanarisht ne dy divizionet e para eshte me e lehte te fitosh BH ,andaj ja vlen te kursesh bazukat dhe barsat sepse me 10 bazuka ben 300,000 demtim qe eshte i mjaftueshem per te fituar se paku nje BH ne divizionin e pare.

Por kujdes sepse ne nderkohe qe ti lufton per BH,mund te kete edhe lojtare te tjere qe e kane kete gje ne mendje,dhe me ndonje bombe ne minutat e fundit te betejes mund te te lene “me gishta ne goje”.Por megjitheate duke perdorur bazuka ju do te fitoni pike te rankut te cilat te ngrisin ne nje rank me te larte ushtarak dhe pastaj do te besh me shume demtim gjate te luftuarit me q7 apo arme te tjera.



Medalja patriot i vertete
Shume lojtar te ri i ruajne bazukat e tyre per te luftuar per shtetin e tyre ne ndonje RW apo lufte te rendesishme.Nje simbol i atdhedashurise si dhe ndenja e kenaqesise kur ta shohesh murin mbi 50% te bene te ndjehesh krenar dhe bindesh qe ja ka vlejte te shpenzosh qdo gje per ta pare shtetin tend duke fituar.Por poashtu nga ana tjeter duke luftuar per shtetin tuaj ju mund te fitoni gold,pasi te keni bere 100k,500k,1kk demtim e keshtu me rradhe.5 gold merrni qdo here qe beni demtim e kerkuar per te fituar kete medalje.

Gjithesesi nuk eshte e preferueshme mbajtja e bazukave ne depo per nje kohe te gjate,sepse duke mos i perdorur ato, do ngeleni mbrapa me pike te rankut te cilat jane shume te rendesishme per te rritur demtimin qe shkaktoni me arme te tjera.



1 goditje-1 vrasje(One-hit-kill)
Do ishte shume e mire nese do merrnit BH ne ndonjeren nga lufterat tona,por do ishte edhe me e mire nese kjo do te ndodhte pergjate kohes se misioneve ku kerkohet numer i caktuar i vrasjeve per te marre shperblimin.Per dallim nga armet e tjera me te cilat mund ta vrasesh nje kundershtar me 2-3 goditje,duke perdorur bazuka mund te vrasesh kundershtarin me vetem 1 goditje(hit).Pra perdorimi i bazukave e lehteson ne mase te madhe perfundimin e misioneve te veshtira.



Disa keshilla qe mund te ju ndihmojne:

-Asnjehere mos u ndjeni keq nese luftoni per BH ne nje lufte qe tash vetem se eshte humbur,sepse me goldin qe fitoni nga BH dhe rank qe fitoni ju do te forcoheni,dhe keshtu forcohet edhe eShqiperia.(por asnjehere mos luftoni per tia vjedh BH nje shqiptari tjeter kur nuk ka nevoje per te ruajtur murin, sepse eshte nje akt i ulte dhe aspak i ndershem)

-Kur luftoni per BH edhe demtimi qe beni me arme te tjera perpos bazukave llogaritet andaj investoni ne rritjen e forces dhe rankut tuaj,qe te shkaktoni me shume demtim dhe ta keni me te lehte fitimin e BH-ve.

-Ne dy divizionet e para medaljet hero i betejes fitohen relativisht lehte.Andaj mundohuni te qendroni sa me gjate ne keto divizione dhe te mos ecni shume me pike te eksperiences(XP).
Mos punoni ne fabrikat tuaja,dhe luftoni vetem me q7(ose mos luftoni fare).

-Bazukat perdori vetem ndaj kundershtareve me bazuke,apo atyre qe kane arme me kualitet te larte(q7) dhe me energji te plote.

Me respekt:Ministria e Edukimit