[MoE]Airstrike(sulmi ajror)

Day 2,106, 05:22 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka

AIRSTRIKE

Njera prej fjaleve me te perdorura ne keto dite ne komunitetin tone ishte fjala Airstrike(Sulm ajror)
Por çfare eshte airstrike,si realizohet ajo dhe çfare rendesie ka per eShqiperine.?

Duke dashur ta bejne lojen me interesante dhe te fusin me shume strategji ne te,adminat e lojes vendosen te shtonin edhe sulmin ajror si nje risi ne loje.

Te luftuarit vetem kunder shteteve fqinje,jo qdo here e bente lojen interesante,sidomos kur shtetet e vogla duhej te luftonin me shtete te fuqishme,dhe shpesh here mbesnin pa kongres.Po ashtu nga ana strategjike kishte mangesi te madhe sidomos per aleancat qe kishin anetaret e tyre ne kontinente te ndryshme.

Sulmi ajror eshte shpallje lufte ndaj nje shteti me te cilin nuk keni kufi te perbashket.
Nje sulm ajror mund te fillohet duke e propozuar nje ligj per sulm ajror nga presidenti,nese kerkesa e ushqimit dhe parave per sulm ajror eshte plotesuar ,dhe nese me shumice votash merr miratimin nga kongresi.



Kerkesat per te filluar nje sulm ajror

Qytetaret e nje shteti duhet te dhurojne ushqim dhe para per te filluar nje sulm ajror.Por sasia qe ata duhet te dhurojne varet nga madhesia dhe forca e shtetit.Jane dy kerkesa qe duhet te plotesohen ne menyre qe te fillohet nje sulm ajror😒asia e ushqimit dhe e parave.

Ushqimi qe duhet te dhurohet per nje sulm ajror percaktohet sipas kesaj formule:
Energjia e nevojshme😞Popullesia e shtetit+popullesia e shteteve me te cilet ke MPP)* 250

Parat qe duhen per nje sulm ajror percaktohen sipas kesaj formule:
Parat e nevojshme😞1,000,000 + (100,000 * regjionet qe ke pushtuar)) * (1 + (25 * regjionet qe kane resurse ushqim) / 100) / 15

Qdo lojtar mbi nivelin 25 mund te dhuroj ushqim dhe para per sulmin ajror



Pasi qe eshte plotesuar kerkesa me ushqim dhe para,eshte propozuar ligji nga presidenti i vendit dhe eshte votuar pro nga shumica e kongresmeneve,presidenti i vendit mund ta sulmoje nje regjion te kundershtarit ne cilin moment qe do,dhe nese per 24 ore nuk eshte sulmuar asnje regjion,atehere automatikisht lufta fillon ne njerin nga regjionet e shtetit qe mbrohet.Nese ne luften e pare sulmi ajror eshte i suksesshem atehere lufta vazhdon normalisht duke i sulmuar regjionet e tjera me te cilat ka kufi.Por ne qofte se ne luften e pare shteti sulmues humbet,atehere qdo gje mbaron dhe sulmi ajror deshton.



KUJDES:
Ligjet per sulm ajror mund te propozohen nje here ne 14 dite.Kjo vlen nese sulmi ajror eshte i suksesshem,ne te kunderten nese AS i pare deshton,ligji per nje AS tjeter mund te propozohet edhe para se te kalojne 14 dite
Shteti qe nuk ka asnje regjion nuk mund te bej sulm ajror
Nese pushtoni nje regjion,nuk do merrni resurset e tij per shkak te ligjit😛er regjionet qe nuk kane rruge te drejteperdrejt ne kryeqytet.
Minerat e arit mund te eksplorohen(mihen) edhe nese nuk ka rruge te drejteperdrejt per ne kryeqytet.
Regjionet me miniere ari mund te sulmohen me sulm ajror njesej si qdo regjion tjeter.
Perveq nese e keni armik natyror,ne te kunderten nuk duhet te presesh 7 dite per te propozuar traktat te paqes.
Ushqimi dhe parat e nevojshme per sulm ajror mund akoma te dhurohen edhe nese jane 100%,ne kete menyre krijohen rezervat per nje tjeter sulm ajror.
Shteti qe ka vetem nje regjion dhe lanson sulm ajror,nese gjate kohes kur eshte duke luftuar ne AS te tij,e humb regjionin atehere sulmi ajror nderprehet dhe perfundon.



Lista e shteteve qe kane bere sulm ajror te suksesshem:
Shqiperia
Kroacia
Kili
Rumania
Bjellorusia
Bullgaria
Uruguaj
Polonia
Argjentina
Spanja
Mali i Zi (dy here)
Bosnja dhe Hercergovina
Pakistani(dy here)
Letonia
Tajlanda
Rusia
Portugalia
Franca
Shtetet e Bashkuara te Amerikes
Serbia
Hungaria

Sulmi ajror mund te perdoret edhe per lufta ndermjet aleancave.Nje rast i tille eshte lufta ndermjet CoT dhe TWO.
Kur SHBA u sulmua nga TWO vetem disa nga 7 shtetet qe e sulmuan kishin kufi me SHBA-ne.Disa prej tyre permes AS e sulmuan ,duke e bere me te lehte per tu pushtuar.Pasojat per SHBA-ne e nje taktike te tille nga TWO mund ti shihni ne foton me poshte.



Tani SHBA dhe Meksika(edhe kjo ishte pre e sulmit) kane arritur ti kthejne nje pjese te territoreve te tyre,por akoma Serbia dhe Polonia mbajne te pushtuara disa prej territoreve


Me respekt:Ministria e Edukimit