[Endritt Zekka] Rezultati i sondazhit

Day 2,394, 10:56 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka
Rezultati i sondazhit

Pershendetje te gjitheve 🙂

Siq e dini para 3 ditesh krijova nje sondazh(ankete) per te pare mendimet e lojtareve te komunitetit tone rreth pozites aktuale te shtetit tone ne sferen e politikave te jashtme,relacioneve me shtetet tjera(mike dhe armike),dhe preferencat tuaja rreth aleancave.Me shume ne lidhje me te mund te lexoni ketu.

Ne sondazh moren pjese gjithsejt 64 lojtar te komunitetit tone.Mirepo 7 prej tyre nuk i kam marre ne konsiderate,per shkak se i njejti ka plotesu dy here(edhe ketu multi 😛) dhe se disa kane qene vetem troll.
Nje fakt tjeter interesant eshte se 22 individe e kane hapur formularin per ta plotesuar,mirpo nuk e kane plotesuar deri ne fund.Arsyeja per kete mund te jete numri i madh i pyetjeve,per te cilen kerkoj falje,mirpo doja qe te perfshiheshin sa me shume shtete dhe tema,andaj doli paksa i gjate.

Ne mesin e personave qe moren pjese ne sondazh ishin edhe presidenti i vendit: Al Commando dhe ministri i puneve te jashtme Nikola Tesla per c’gje i jam falenderues dhe mirenjohes te dyve njesoj siq u jam mirenjohes edhe ju te tjereve qe e keni plotesuar por edhe ju qe per nje apo tjeter arsye nuk keni marre pjese ne anketim.

Duke mos dashte te iu marr kohe,po fillojme me kumtimin e rezultatit.



Aleatet tane me te mire

Pyetja e pare qe kerkohej ishte vleresimi i aleateve njeri pas tjetrit.Dhe siq edhe mund ta mendoni padyshim se shteti me i dashur eshte Kili,nje aleat relativisht i ri por qe nga zbarkimi i tyre ne Europre,dhe krijimi i Aurora-s ka qene nje arsye e forte e suksesit tone,duke na ndihmuar ne betejat tona por edhe duke i sulmuar armiqte tane(Serbine dhe pjesen tjeter te Asteria-s ne Europe).
Kili mori zemren tone dhe padyshim eshte ne vend te pare.Ne kater pozitat pasuese jane aleatet tane me te vjeter:Turqia,SHBA,Kroacia dhe BiH.

Listen e plote te pikeve te grumbulluara nga secili shtet e shihni ne foton e me poshtme:


Ndersa ne grafiken e meposhtme do te shihni perqindjen e top10 shteteve me te pelqyera(aleatet me te mire) te vendit tone.




Armiqte tane kryesor

Meqenese eRepublik eshte nje loje luftarake eshte e pamundur te mos kesh edhe armiq.Por fatkeqesisht per ne,armiku yne kryesor rastisi te ishte Serbia,shteti me i fuqishem ne loje,por edhe qe karshi nesh kane urrejtje te sjelle nga RL.
Mali i Zi dhe Bjellorusia gjithemone e kane treguar veten se nuk jane asgje me shume se sa kukullat e Serbise dhe shpeshhere na kane hapur probleme te medha.
E te pashmangshme nga lista jane edhe shtetet tjera te Asteria-s qe e kane detyrim te luftojne per aleatet e tyre e rrjedhimisht te luftojne kunder nesh.





Shtete miqesore

Ne nje loje kaq dinamike dhe me shume ndryshime,shpesh here ndodh qe aleatet dhe miqte tane te nderrojne anen dhe ti bashkohen aleancave kundershtare,por miqesia qe kemi krijuar me ta do jetoje pergjithmone.Dhe me gjithese nuk mund te luftojme per ta,do ishte e ulet nga ne sikur te luftonim kunder tyre.E pa kurrefare dyshimi shembulli me i mire qe e verteton kete eshte Brazili,nje ishaleat i mire i yni,por qe nga mossuksesi per te siguruar kongres u detyrua ti bashkohej bllokut pro-Asteria.
Por respekti qe kemi per ta nuk eshte ulur dhe kete gje e verteton me se miri edhe rezultati ne sondazh.
E situate e ngjashme me te eshte edhe Franca,Kanada dhe Kina disa nga ishmiqte tane me te mire por qe tani jane ne anen kundershtare.





Perforcim marredheniesh

Fatmiresisht eShqiperia ka pasur dhe ka nje ministri te puneve te jashtme per cdo lavdate,dhe fal punes se tyre te lodhshme kane bere qe eShqiperia te gezoje respekt dhe te kete kontakte me shtetet tjera te eWorld.
Duke dashur te shohim preferencat e qytetareve njera nga pyetjet ishte edhe per shtetet me te cilat do donit te perforconim marredheniet nder shteterore

Shtetet me te permendura ishin:
- Kili
- Polonia
- Kroacia
- Spanja
- Meksika
- Ukraina
- SHBA
- Turqia
- Brazili
- Shtetet Baltike



Aleanca

Ndoshta edhe tema me e nxehte.Qeshtja e aleances ka qene nje problem i madh per vendin tone koheve te fundit.Pas shperberjes se TWO u krijua hapsire per ndertimin e aleancave te reja,dhe ne fillim ishim proSirius,por duke u ndje te neglizhuar dhe te lene pas dore,kerkuam per me shume dhe rruget tona qonin ne drejtim te Aurora-s.E megjitheate jo cdo here kishte perkrahjen maksimale.

Ne baze te rezultatit te sondazhit 58.1% e respodenteve duan ta shohin Shqiperine si pjese te Aurora-s.
Pjesa tjeter e shohin Sirius si vendin e duhur per shtetin tone ndersa 18.6% jane shprehur se duan te qendrojme si shtet pa aleance(neutral) duke luftuar per aleatet tone dhe te marrim ndihme nga ta.



Endritt Zekka

Shpresoj qe sado pak kemi bere nje pune te mire ne informimin e komunitetit per situaten gjeopolitike te vendit.
Te gjitha te mirat ne RL dhe loje